Eshte asortiment i tradites. Pergatitet dhe gatuhet kudo ne Shqiperi po si tradite e mbetur dhe qe nuk hiqet dore vleresohet ne Gjirokaster, ne Permet, ne Laberi e me pak ne Lunxheri, Zagori e Dropull.
Pergatitet me pjese te qengjit dhe te kecit, pastrohen me uje te bollshem, cahen ne mes, lahen perseri dhe behen “gershete” me trashesi mesatare.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/09/dummy-ad-300x250-1.jpg)
Pas kesaj, vendosen ne tenxhere me uje me pak kripe dhe marrin disa vale qe t`u dale hidherimi.
Pastaj vendosen ne nje tave dhe mbi to hedhim pak kripe, pak piper te zi, pak leng mishi ose kockash nese ju ndodhet, shoqeruar me pak gjalpe.
Taven e vendosim ne furre ne temperature mesatare.
Gjate pjekjes i sperkatim me lengun e tyre qe te qendrojne te buta.
Kur te jene pjekur i presim dhe i vendosim ne pjate duke u hedhur pak nga lengu i tyre.
Duke percjelle foton nuk eshte veshtire te gjeni si quhen po mendojme se ndryshe quhen ne Gjirokaster e ndryshe ne krahina te tjera.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/07/dummy-ad-728x90-1.jpg)