in

Beni dot Gliko me Patellxhane ?!

Sot ne mengjes di gjirokastritet u takuan dhe bene fjale per patellxhanet gliko. Njera thoshte i kemi tradite tjetra jo. Po si qendron e verteta?

Ne morem ne telefon disa amvise te vjetra me pervoje dhe ato kishin gati nje mendim te perbashket: Glikot me patellxhane i bejme, por ralle.

Mos ndoshta jane praktikuar vitet e fundit, mbeshtetur dhe ne te recetat e internetit?

Perpara se te shprehni mendimin tuaj po japim kete recete, pergatitur nga nje amvise e re e cila ngul kembe se eshte mbeshtetur ne traditen e pare, pra ne pervojen e gjysheve.

Lexojeni dhe komentoni:

Patellxhanet i zgjedhim te vegjel 6-8 cm , i qerojme nga bishtat dhe i cajme pak ne mes.I pastrojme me uje dhe i veme te ziejne, por beni kujdes qe te mos humbasin formen. I heqim nga zjarri, i kullo.jme dhe i hdhim ne uje te ftohte. Ua nderrojme ujin e ftohte dhe i kullojme.

I vendosim mbi nje pecete per thithjen e lageshtires.

Bajamet e qeruara i futim ne te çarat e cdo patell.xhani dhe i velojme. Pergatitim shurupin dhe kur te jete trashur pergjysem, hedhim patellxhanet qe te marrin 6-7 vale. I heqim nga zjarri dhe i leme te ftohen.

Heqim patellxhanet dhe shurupin e leme akoma ne zjarr. Kur shurupi te jete trashur mire i hedhim patellxhanet dhe i leme te marrin 4-5 vale.

Glikoja eshte gati.Normativa ,patellxhane 1000 gr, sheqer 1000 gr, kanelle 5 gr, karafil 3 kokrra , bajame te qeruara nga cipa l00 gr, limontoz 0.5gr .

What do you think?

Written by admin

Kujtese/ Ne kete foto grate prestare te fabrikes se kepuceve ne Gjirokaster

Nje foto një kujtim/ Kush është Aktori dhe kush është Gjenerali në këtë foto të shkollës Naim Frashëri në Gjirokastër?