Gjirokastra është nga qytetet e para që nisi lojën e bilardos.
Historia është përcjellë edhe pse nga lojtarët e parë të përdorimit të stekës nuk ka mbetur asnjë për të treguar, po kronika është kjo:
Gurët e parë të bilardos për herë të parë i solli Isuf Asqeri (Çuçi) gjyshi i Dr. Bertit që e njohin te gjithe ne Gjirokaster, Përmet dhe Tiranë ku punon.
Me dyqan tek godina e Zigait kujtohet ngjarje e madhe, e shenuar që bëri përshtypje ne mbarë pazarin dhe qytetin.
Luanin ata që kishin leke, te tjeret spektaktore, po me pas, çik e nga nje çik, lojë pas loje, u bë ‘mikrob’ për gjithë qytetin.
Pas çlirimit bilardot lëvizën në disa godina, prane kinemasë, në pallatin e kulturës dhe tek shtëpia e oficerëve, ngjitur me godinen e Turizmit, sot piceri.
Aty luanin edhe ushtarakë madhorë që futeshin ne loje edhe jashte radhe. Edhe pse me grada mbi supe ata i hapnin udhë vetëm kryemjeshtrit të kësaj loje, Rusto Asqeri loja e të cilit ndiqej nga të gjithë me kureshtje e qetësi, si në teatër.
Disa vite kjo lojë u ndalua nga shteti. Në Pazar u rihap përsëri tek godina e Zigait, ku luhet dhe sot; kati i parë me dy fusha dhe nje per karambol; kati i dyte me tavolina per shah, domino dhe fshehurazi per letrabixhozi.
Ai që shërbeu këtu në fillim dhe e mbylli ishte Tore Dobi që vuri në “rrjesht” të “fortët” që kërkonin të luanin pa radhë.
Toria shërbente me cigare, kafe e pije të lehta. Sipas numrave që shpërndante, askush nuk guxonte të prishte radhën, rregullat e lojës të afishuara dhe tabelen ku shkruhej “Këtu ndalohet duhani!”.