Mërgimtar në Turqi, mashkulloriti Muharrem Myrtaj për të nxjerre bukën e gojës, merrej edhe me mundje.
Në këtë sport beri kundershtarë, po me një nga mundësit turk u lidh në miqësi të fortë. Bashkë me të luftoi në një front në mbështetje të Mustafa Qemal Ataturkut.
Qemal Ataturk ia çmoi meritat në luftë dhe, në shenjë mirënjohjeje, i fali Muharremit si pronë të tij fshatin Tushkeshik në Izmir, fshat kodrinor, me kullota te pasura ku zhvillohej blegtoria dhe bletaria.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/09/dummy-ad-300x250-1.jpg)
Për të përballuar punët dhe për të mos mbetur vetëm, Muharremi u beri thirrje bashkefshatarëve në Mashkullorë e rreth saj dhe i mirëpriti në pronën e tij për të punuar së bashku. Thirrjes iu përgjigjën 37 familje nga Mashkullora por dhe Lazarati, Zhulati dhe Erindi.
Kjo histori ne fillimet e shek. të 20 është e njohur dhe kujtohet. Pasardhësit e familjeve të para rrojnë e punojnë së bashku, me zakone e tradita të pahumbura, edhe me vajtje ardhje, Tushkeshisht – Shqipëri dhe kthim.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/07/dummy-ad-728x90-1.jpg)