in

Kush ishte Italiani që solli Energjinë Elektrike në Gjirokastër dhe çfarë thoshte Bejtetxhiu i Qytetit Veip Qorri!

Studio Italiane Projektimi në Gjirokastër 1927-1937. Inxhinieri Italian që Udhëhoqi Projektin e sjelljes së Dritës Elektrike…

 

Gjirokstra përpara dritës elektrike, është ndirçuar me fenerë me vajguri, vendosur ne rruget kryesore te lagjeve si dhe ne 5 degëzimet e Qafës së Pazarit.

 

 

Në një orar të caktuar i ndizte gjirokastriti Murat Gaba. Nga ajo kohë, ka mbetur e kujtohet edhe sot një vjershë e Veip Qorrit, bejtexhiut të qytetit:

 

Atje poshtë e atje lart, te urat në Dunavat
Te kam thënë disa herë, pse s`i ndez ato fenerë?!
Më ke thënë e s`më ke thënë, pse t`i ndez kur ka hënë?!
Po kur ka hënë kudo, pse i ndez në Palorto?!

 

Kjo situatë në Gjirokastër ndryshoi ne vitin 1927 kur një studio italiane pasi projektoi nisi dhe punen per ndjekjen e punimeve te centralit elektrik për sjelljen e dritës elektrike.

 

 

Shoqëria elektrike Shqiptare Anonime S.E.S.A, e cila varej nga shoqëria anonime italiane SEIA, nën drejtimin e inxhinierit Italian Salvanio Tonnini, mori përsipër ndertimin e infrastrukturës dhe krejt instalimet elektrike.

 

Punimet e para, ndertimin e centralit elektrik, kabinave ne disa lagje dhe më pas shtrirjen e rrjetit elektrik te tensionit te lartë, filluan në vitin 1929 dhe përfunduan në ditën e përurimit me 28 Nëntor 1932, ditë që shënoi ngjarjen e madhe, sjelljen e dritës elektrike në qytet.

 

What do you think?

Written by admin

ZAGORIA – Natyra Relaksuese, Burimet, dhe Kulinaria e saj ofrojnë Mundësi Unike Turizmi!

Shkodra në Borë me Biçikleta – Një Vizitë në Qytetin e Pandashëm nga Kultura dhe Biçikletat!