Nga viti i krijimit e në vazhdim te dy ekipet kane mbajtur marrëdhenie te mira e miqësore.
Kane dhënë e kanë marrë lojtarë.
“Shqiponja” e Gjirokastrës që e ka fillur heret futbollin, me Spartakun e Delvines ka luajtur pas vitit 1951, vit që u krijua, se me parë ekipi i futbollit mbante emrin “Dinamo”.
“Shqiponja” eshte mbeshtetur me lojtarë me emër, si portieri i famshëm delvinjot Thoma Çavo dhe lojtarët Spiro Dino dhe Spiro Xhimo.
Kur keta aktivizoheshin me “Shqiponjën” terhiqeshin nga loja. Nuk kishin zemër te luftonin kundër skuadrës së qytetit të tyre.
Një gjest i tillë pranohej me veshtirësi nga tifozët kur nuk i shikonin ne formacion dhe nga tribuna i kërkonin ”llogari” trajnerit.