in

Kur Nezaqet Deliallisi (Skenduli) recitoi nga ballkoni i bashkise nje vjershe ne diten e vendosjes se statujes se Çerçiz Topullit

Nga kujtimet e gjirokastrites Nezaqet Deliallisi ( Skenduli), kur ishte nxenese ne shkolle, viti 1934-1935.

 

Kur shkova në shkollën fillore mësuesit mësuan se kisha prirje për të recituar vjersha. Ato më stërvitën dhe më caktonin shpesh për të recituar në klasë, para nxënësve të shkollës dhe në ndonjë festë në qytet, kur nxënësit edhe të gjimnazit bënin ndonjë teatër.

( Nezaqet Skenduli e treta ne rrjeshtin e dyte)

Të paharruara më kanë mbetur dy recitime.
Recitova në ballkonin e Bashkisë kur u vendos statuja e Çerçiz Topullit në Gjirokaster. Isha tetë vjeç.

Vjersha që recitova :

Vajte Çerçiz vajte,
Ti o trim i ndjerë,
Sa rojte e mbajte,
Gjerdanë e mavzerë.
Qajnë armëtë për ty,
Që i ke lyerë me gjak,
S’të shohin më në Shqipëri,
Se mbete në Mal të Zi
Të vranë o Çerçiz të vranë,
Sërbija me karadaknë,
Mali i Zi tu qoftë haramë.

What do you think?

Written by admin

Dropulli dhe Pogoni do të kenë një ambient modern për zhvillimin e veprimtarive kulturore e folklorike

Lajm tjeter i hidhur nga Gjirokastra:Eshte ndare nga jeta intelektuali i njohur Shaban Frengu