Shtepite e Gjirokastres, te medha ose te vogla, nuk e tregojne nga jashte bollekun apo varferine. Duhet te futesh brenda dhe te shikosh me sy jo muret e odate po mikepritjen dhe bujarine e te zoterve.
Me pare ka qene zakon dhe qe mbahet mend sjellja bujare dhe dashuria jo vetem per anetaret e familjes dhe te afermit por dhe per mysafiret te cileve kur niseshin per udhetim ne Tirane po dhe afer te ishin,u jepej“buke me vete”, jo buke e thate po “meny” e plote per mengjes dhe dreke, me “ç`te kish shtepia”, 2-3 koqeve, djathe i bardhe apo kaçkavall, qofte e ne te shumten e rasteve petulla me sheqer ose me djathe.Nese te largetit kishin marre pjese ne dasem, u jepej dhe mish me vete, bakllava ose dhe ndonje shishe raki, po rakine jo per ta pire rruges, thjeshte si dhurate.
Ky zakon i mire shoqerohej dhe me fjale te mira kur tjetri kundershtonte apo bente “gjoja” se nuk ishte mesuar te hante udhes, ne autobus, ne sy te botes, po preferonte ku pushonte shoferi per dreke.Kush thoshte “ s`dua” i thuhej “ eshte rruge e gjate” dhe pakua e mbeshtjelle me leter nuk kthehej me pas.
Ky zakon ishte pjese e tradites ne menyren e jeteses dhe sjelljes gjirokastrite, shprehje e miresjelljes dhe bujarise per mysafiret, e fjales dhe zemres se hapur qe shpesh shoqerohej me fjale te tilla ” pakogjera jane” apo “ me keto qe kemi” , “ keto na u ndodhen” etj.
Ne ndonje rast kur shkonin mysafire ne Tirane apo Durres, edhe pse nuk percilleshin “ me buke me vete” perseri thoshnin “ keta te Tiranes kane zakone te tjera ” dhe perseri nuk hiqnin dore po vazhdonin si dhe me pare, mysafiret qe prisnin dhe udhetonin u jepnin ” buke me vete “.
Kjo sjellje vazhdoi gjate e ndoshta ecen ne disa dhe sot po mendojme qe tani eshte harruar e nuk praktikohet, megjithate nuk e veme doren ne zemer, nuk dime tamama tamam se ç`ndodh…
.