in

Kur kercehej dhe degjohej muzike nen hijen e Koqeares te Turizmi ne Gjirokaster

 

Para dhe pas viteve 70 qyteti i Gjirokastres ka patur me shume orkestra sec ka sot qe ka dixhej dhe 3-4 te tjera qe luajne vetem ne dasma apo ndonje aktivitet fshati.

Grupet e muzikanteve me shkolle muzikore dinin edhe nga dy – tre instrumenta dhe luanin si profesionist, ishin dhe pjese e lulishteve te sherbimit ku kercehej, degjohej muzike,pihej birre e raki shoqeruar dhe me meze.

Orkestra te tilla kishte tek lulishte 1 Maji, ne sheshin e kalase ku sot jane vendosur disa topa te kalibrit te rende te kohes se Turqise dhe luftes se dyte boterore dhe aeroplani .

Kishte dhe te tjera. Tek taverna ne krye te sheshit te Çerçizit si dhe ajo tek sheshi ku edhe sot rron koqeara si per t`i kujtuar brezit te viteve 70 se dikur ndiheshin te relaksuar nen hijen e saj ne   shoqerine e orkestres qe interpretonte muzike orkestrale, instrumentale, te lehte dhe popullore, po dhe te huaj nga Amerika Latine. Ne ndonje rast prezantonin kenget e tyre edhe kengetare amatore dhe profesionist qe nuk e kishin per turp te kendonin ne ambientet e bar-lulishteve.

Ketu ishte dhe rrethi i vallzimit dhe ne ane te tij tavolinat qe mbusheshin plot jo vetem ne festa kolektive.Kur Sheshi i Koqeares u be pjese e iventarit fizik te hotel turizmit sherbimi u permiresua, frekuentohej edhe nga familjare, vecanerisht te shtunave e te dielave nuk gjeje vend, gjirokastritet i zinin ato dhe dy ore perpara se te fillonte sherbimi me pije, me meze dhe muzike.

Kush e kujton kete ambient sherbimi ka dhe cfare te tregoje!

What do you think?

Written by admin

Nga e folura e Gjirokastres: Flaka ne qiedh bitha ne diedh

Vajzat e bukura gjirokastrite me fustanet e bardha verore ne vitet 60 e larte