in

“ Kur e Ke Lekun e Hedh Shurrën Përpjetë, Po Kur Nuk E Ke, Si Thuhet?- Gjeni dhe Komentoni Shprehje Të Ngjashme e Të Kundërta.

Titulli, ne krye te shkrimit, eshte nga shprehjet me te zakonshme ne bisedat tona. Lidhur me kuptimin dy gjirokastrite ndajne mendime te ndryshme ndersa cimbisin nje antipaste te thjeshte ne “ dimeroren” e Kujtimit afer me Klubin e Gjuetareve.

-Te kam thene,po ti nuk me degjon, kur ke lekun e hedh shurren perpjete! Te kujtohet Filani?

-E cë,ki sa te duash! Ai filani nuk do t`i marri me vete! Bota do t`ia hane ! E ke degjuar ate shprehjen, kova plot, po se ha dot?
– Po ti e ke degjuar ate tjetren, Ai qe ka per sot ka dhe per mot? E ka thene dhe labi, kush ka gjënë, ka dhe zënë.

-Degjome mua: Ai filani nuk e ka marre kete bote me tapi. Sot eshte, neser nuk eshte. Ç`me duhen te shumat, sa per bela, dhimbje e kokes jane, i ke sot, te avullojne neser! Nuk e shikon c`behet? Si i thone mo, OFL ?!

Keshtu vazhduan, me muhabete per te shkuar kohen.

– He si thua, do ta pime dhe nga nje?
– Mire mo, paguaj te parat, te dytat jane te miat!

Te dy u ngriten pa guxuar te benin porosi tjeter se ishin holle nga meset dhe nuk shikonin mire nga site.

Si thoni te kujtojme ca nga ato shprehjet qe lidhen me lekun?

What do you think?

Written by Admini

Ja Si Kanë Ndryshuar Lagjet Pllakë dhe Dervish Bej në 123 Vjet në Qytetin e Gjirokastrës!

Ja Çfarë Thotë Doktori i Njohur Infeksionist Pëllumb Pipero dhe 10 rregulla Per t`u Ndjekur lidhur me Gripin dhe Koronavirusin!