Mina Konomi eshte njeri nga dhjetra shoferet e shquar te Gjirokastres qe kujtohen per sjelljen dhe profesionalizmin e larte ne ushtrimin e profesionit.
Ne ket foto ai ka dale me te paharruarit klarinetistin e shquar Jorgo Roze dhe shoferin e njohur te Palortose Qerim Hoxha me te cilet e lidhte nje miqesi e vertete.
Minai ka punuar shofer ne disa sektore te ekonomise se centralizuar por emer te mire la ne gjirin e kolektivit te fabrikes se lekureve dhe kepuceve.
Punetoret e specialistet e njohen Minane ne pune e nepermjet saj ku per afro 30 e ca vjet tregoi sakrifica ne realizimin e detyrave.
Ai udhetonte naten e diten kur e kerkonte nevoja e furnizimit te reparteve me lendet baze per prodhimin e kepuceve. Ne Durres ku shkonte me shpesh rrinte dhe me dite sa te shkarkohej malli dhe menjehere nisej per ne fabrike qe punetoret te mos ngeleshin pa pune. Punetoret dhe specialistet i ndihmonte kur keta shkonin me pushime ne Durres e gjetke.
Marredhenie te mira shoqerore mbante edhe jashte punes.