in

Kujtesë/ Kur studentët gjirokastritë bënin gati valixhet në prag të 1 Shtatorit

Tani muaji shtator per familjet dhe studentet gjirokastrite nuk ka ngarkesen emocionale te viteve para 90-tes. 

 

Atehere ditet e fundgushtit,pa trokitur 1 shtatori, merrnin gjalleri te vecante po nuk kishin entuziazmin e diteve te shkuara te pushimeve.

Studentet gjirokastrite benin gati valixhet,pergatiteshin per rrugen qe do merrnin, udhetimin me autobus per Tirane qe nuk ishte e lehte per ta realizuar nga mungesa e mjeteve te transportit.Ato ishin te pakta dhe ne prag shtatori udhetohej ne disa linja te largeta duke “harruar” ato te fshatrave.

Nje pakice, studente te vjeshtes, niseshin dhe 10 dite perpara per te dhene provimet e prapambetura, ndersa studentet e rregullte e linin per te udhetuar 1 apo dy dite para 1 shtatorit qe fillonte dhe viti shkollor.

Nese nuk kishin nje mik, ata zinin radhe qe pagdhire tek Agjencia tek Mulliri per te blere nje bilete aurobusi, pa pretenduar per te qene  me vend afer shoferit apo mbeshtetur ne dritare .

E verteta eshte se per te siguruar nje bilete per linjen ishte shqetesim dhe vuajtje njekohesisht, luteshe edhe per te udhetuar ne kabinen e ndonje kamioni, shoferet e te cileve benin rrugen e Tiranes dhe nxirrnin ndonje leke.

Keshtu ndodhte shume vite te shkuara ndersa tani eshte krejt ndryshe e megjithate ato dite para 1 shtatorit mbeten ngacmuese ne kujtese per ata qe i kane kaluar.

What do you think?

Written by admin

Pune te mbare Akademise se Futbollit “Lefter Millo” ne Dervician

Prof.Dr.Tritan Kalo:Përkulem me shumë-shumë respekt e konsideratë përpara jush për këtë vlerësim të lartë!