in

Kujtese/ Ja edukatorja tuaj ne fotografi e kopshtit te femijeve ne lagjen Meçite te Gjirokasteres

Ne kete foto, derguar nga Anila Rezhda, shkrimtare, me shtepi te jetes ne Hazmurat, eshte edukatore Amalia Aleksi qe edukoi breza femijesh te rriten te mire e te shendetshen, te bukur e te ditur.

Amalia me shtepi ka banuar ne lagjen Pllake po punen e ka patur ne lagjen Meçite, ne kopsht me femijet, me keta vogelushe sot te rritur , me perparese te bardha, rregulluar si per feste, sikunder ndodhte kur femijeve u thuhej do dalim ne fotografi.

Ata gezonin pa e ditur vleren e nje fotografie  qe nje dite do t`u hapte dritaren e kujtimeve, do t`u kujtonte moshen, trupin dhe druajtjen, ashtu dhe edukatoren e tyre.

Po pa he , shikoni veten me kujdes, gjejeni dhe thoni se cfare ju kujtohet. I njihni shoket dhe shoqet, flisni pa druajtje se tani jeni rritur, jeni bere me femije, edhe me niper e mbesa?!

What do you think?

Written by admin

Gjitoni/ Shtepite e hapura te “qytetarise se pare” ne Gjirokaster, me hyrje dalje dhe…

Kujtese/ Kjo foto zgjon kujtime per klasen e 7-te te shkolles 29 Nentori ne Gjirokaster