in

Kujtesë/ Historia e një rruge që u ndërtua për 100 ditë

Rrugën nga Vlora në Sarandë e ka ndërtuar ushtria italiane 100 vite më parë dhe për jo më shumë se 100 ditë.

Në luftën e Parë Botërore, Italia pushtoi Vlorën dhe shumë zona të jugut të Shqipërisë. Ajo do të largohej vetëm në vitin 1920, falë luftës së armatosur të organizuar nga qeveria e Kongresit të Lushnjës dhe ndikimit të faktorit ndërkombëtar, shkruan Saranda News.

Gjatë qëndrimit të italianëve në Vlorë, ka pasur disa ndërhyrje në infrastrukturë të cilat vendi i trashëgon ende sot. Italianët ndërtuan në mes të luftës rrugën e Qafës së Llogarasë. Më pas ata u investuan që rruga të lidhte Sarandën dhe Vlorën. Italianët nisën edhe ndërtimin e një linje hekurudhore që mbeti në mes. Këto investime në infrastrukturë nga pushtuesit nuk ishin çudi, kjo për shkak se ndërtimi i tyre kishte avantazh ushtarak.

Gjithashtu, edhe mjaft investime të ngjashme bënë në veri edhe austro-hungarezët. Shqipëria ishte vendi më i prapambetur i kohës dhe kishte shumë pak rrugë automobilistike.

What do you think?

Written by Admini

”Damo vetulla kurorë”,“Moj e bukura gjitone”,histori dhe personazhe në polifoninë e qytetit të Gjirokastrës

Kujtesë/ Dy foto të ralla, në kujtim të brezave të parë të edukatoreve gjirokastrite