Ne femijerine tone te larget nese ju kujtohet gezonim kur mbanin nje fanelle sportive me numer.
Une kam patur disa fanella me numer qe mi ka dhene Ruhi Jaupi mangazinieri i klubit te sportit te qytetit te cilin e kujtoj me respekt dhe mirenjohje se ishte nga njerezit e mire te qytetit.
Nga vitet 60, me pelqente ta provoja veten, talentin ne disa lloje sporti dhe per kete nuk me ndalonte kush. Ishim te lire dhe zgjidhnim cdo lloj sporti, here aktivizoheshim ne volejboll, here ne basketboll, ne futboll, qitje, radioamatorizem, mundje klasike etj.
Fillimisht u aktivizova ne volejboll e me pas ne basketboll dhe ne te dy rastet Ruhiu me ka dhene uniforme te re.
Nuk mbaj mend te kem hedhur ndonje firme dhe me pas kur kam lene sportet te me kete thene ” Dorezo uniformen!”.
As ne volejboll dhe as ne basketboll nuk u dallova po me mire veten e gjeta ne futboll, por ne fund te portes, portier.
Edhe ne kete rast Ruhiu me dha uniforme te re, 2 fanella me numrin 1 nga pas dhe dy pale te mbathura, nje pale rezerve per ndeshje kampionati.
Si portier, mbaj mend qe qytetin e kam perfaqesuar dhe nuk e kam turperuar si ne spartakiaden e pioniereve ne shtepine e pushimit ne Plepa ne Durres ku ne futboll kemi zene dy vite radhazi vendin e trete.
Me mburrje them qe ishim brez i etur per sportet por dhe mbeshtetje kishim si nga trajneret ashtu dhe nga klubi dhe shtepia e pionierit qe nuk kursenin per ata qe shprehnin deshire, pasion e vullnet per te treguar dhe zhvilluar talentin ne lloje te ndryshme sporti.
Duke sjelle kete kujtim ne faqe, me vjen keq qe sot nuk kam ruajtur ndonjeren nga fanellat me numer, do ishte nje kujtim i bukur per ato vite te femijerise sone te larget sportive.
Te lumtur jane ata qe i kane ne foto por edhe qe i kane ruajtur si relike.