Qendra Kulturore Livadhja, një Qendër e ndërtuar rishtas e re , tani mban emrin “Qendra Kulturore Livadhja Katina Papa”.
Pak fjalë për emrin dhe personalitetin e saj:
Katina Papa ( 1903-1956) u lind në Janicat të Sarandës, studjoi për filologji në Athinë dhe psikologji -petagogji në Austri..
Ajo përbën pa dyshim arritjen më të vyer midis njerëzve të letrave të kësaj treve të viteve ’30 të shekullit XX, me jehonë pangreke dhe e përkthyer në disa gjuhë të huaja. Shkroi në prozë, poezi, dramaturgji, artikuj kritikë, ese estetike dhe filozofike mbi letërsinë greke.
Në vitin 1936 përmbledhja e saj me tregime” Nën hijen e manit” fitoi çmimin e Akademisë së Greqisë.
Ka një vëllim tjetër me tregime në krijimtarinë e saj të titulluar” Po të ndryshonin të gjitha” botuar më 1959, gjithashtu romanin “Në një gjimnaz femëror” më 1959, dramën “I huaji”.
JA ‘FARË I SHKRUANTE KAZANTZAQIS KATINËS:
Sinqerisht ju kam zili. çfarë gjallërie, çfarë ndjeshmërie dhe lirshmërie, çfarë mishërimi i qëllimit me realitetin letrar. Me çfarë thjeshtësie mishërohet shumë dimensionaliteti i shpirtit. Ju faleminderit!”