in

Ja se si te pergatisim nje supe te shijshme me makarona dhe fasule

Supa me makarona dhe fasule eshte nje pjate italiane e cila eshte shume e shijshme. Ndoshta ne jemi mesuar ti pergatisim vec makaronat dhe supen, por provojeni dhe nuk do te zhgenjeheni. Gjithashtu me vjeshten qe po leme pas po hyme ngadal ne stinen e dimrit dhe ndoshta kemi nevoj per me shume kalori ne keto dite te ftohta, prandaj nje supe pak me e rende se zakonisht do te na bente shume mire.
Ne te gjirokastraonline ju japim receten me poshte.

Perberesit qe ju duhen
1/2 leng mishi ose leng me vegeta
vaj ulliri
gjalpe
qepe
hudher
selino
karrote
domate te grire
pak pancete derri
fasule te ziera me pare
kripe
makarona te holla
piper i zi

Pergatitja e recetes
Ne nje tigan relativisht te madh hedhim nje luge vaj ulliri dhe shtojme gjalp. Mbasi shkrine gjalpi me vajin shtojme qepen, hudhren, selinone dhe karroten te grira holle. Mbasi marin te gjitha valen e pare, i shtojme dhe domaten te grire holle. Ne fund i hedhim gjithe brodon( lengun e mishit ose me vegeta) dhe i leme te avullojne plotesisht te formohen si salce.

Nderkohe qe mbaruam salcen , ne nje tigan tjeter hedhim panceten, i kaurdisim dhe hedhim fasulet ne menyre qe te thithin gjith dhjamin e leshuar nga panceta e derrit. Fasulet me panceten i bashkojme me salcen dhe i leme ne zjarr te ulet per disa minuta.
Si per ne fund hedhim makarona ne uje te valuar, dhe kur te jene jo plotesisht te ziera hedhim masen qe pergatitem pak me pare. Nese doni nje supe me te lengshme e vazhdoni zierjen e saj duke i hedhur uje.
Ne fund shtojini piper te zi dhe koper.

Supa eshte gati! Ju befte mire!

What do you think?

Written by admin

Biznesmeni i njohur Kiço Noti ka nje urim per pjesemarresit ne festivalin DIVANI LUNXHOT

Kujtese/ Agron Mema : Ja cfare i shkruante Kazantzaqis Katina Papes