in

Kujdes nga Kolaudimi! Punonjesi qe ju teston makinen mund t’ju prishe motorrin, mund t’ju marre edhe jeten!

I tille eshte rasti i nje gazetari qe na u lut per ta botuar historine e tij me kolaudimin e makines.

“Shkova i pergatitur, duke e kontrolluar paraprakisht makinen ne servise te ndryshme, si nga ana xhenerike ashtu dhe elektrike. I zevendesova llampat e demtuara si dhe i bera cdo sherbim tjeter te nevojshem. Kur shkova te kualidimi isha mese i sigurt qe makina do kalonte sepse te gjithe me thane qe nuk ka asnje aresye per te ngelur. Madje kur hyra ne parking vura re sesi nje person, para se makinen e tij ta merte punonjesi i testimit, iu lut atij qe te hiqte dicka nga makina. Mesa duket dikush e kishte keshilluar qe ajo gje ishte rreptesisht e ndaluar por ai nuk mundi ta fshihte faktin se ne makine kishte lene disa leke e qe mesa duket nuk do i benin pune per ta kaluar makinen por mund t’i prishnin pune me keq.

Me pas nje person vjen dhe merr makinen time te cilen e kalon per testim. Cdo gje duket ne rregull madje edhe ne momentin e dorezimit punonjesi thote me buzeqeshje “Makina eshte ne rregull, e kaloi testimin”.

Po me buzeqeshje dal per te marr makinen dhe qe aty verej shume gjera te pazakonta, si psh makina sapo ndizet fillon kasetofoni me muzike te larte, apo kondicioneri i ndezur etj. Gjera qe nuk kane ndonje rendesi te madhe por qe gjithsesi te lene nje ndjesi shkujdesje sesi eshte trajtuar makina jote.

Por historia fillon ne autostrade, sapo kalon Aeroportin, aty kur ndien se makina nuk po ecen sic duhet. I jep gaz, ajo nuk ecen. E shton gazin dhe shikon se makina nuk ka fuqine qe kishte ne ardhje.

Kur po vija te kolaudimi une fluturoja. – thua me vete!

Nderkohe nga pas shume makina i bien borise mbrapa teje dhe te sinjalizojne me drita qe ose duhet te ecesh ose duhet te hapesh krahun. Shyqyr del nje xhep ku mund te ndalosh dhe te konsultohesh me dike ne telefon. Zgjidhja mbetet prap servisi, kesaj here jo per ta cuar makinen ne kolaudim por cuditerisht per te dale i gjalle nga kolaudimi. Motorristi thote se ai e ka hasur shpesh kete problem dhe ndoshta duhet te me kishte keshilluar apo paralajmeruar me perpara por tani eshte vone, nje karotrec do ishte zgjidhja me e mire per ta risjelle makinen ne servis nderkohe qe llampa tregon ingranazhin me te verdhe qe nuk e ke hasur kurre me pare.

Sipas nje artikulli ne gazeten Tema: “Në vitin 2016 asnjë mjet nuk do të kalojë testin e kolaudimit nëse nuk plotëson normat e reja të gazrave të shkarkimit të motorit. Përmes një udhëzimi, ministria e Transportit ka përcaktuar normat e reja të gazrave të prodhuara nga motorët duke u nisur nga viti i prodhimit të mjetit, ndërkohë që në testin e kolaudimit do të skualifikohen mjetet të cilët lëshojnë tym në ngjyrë të zezë, që kanë rrjedhje, apo e kanë nivelin e minimos më të lartë se norma e përcaktuar nga prodhuesi.”

Shyqyr qe tymi nuk doli gjate kolaudimit, por ca rendesie ka tani mes stresit dhe makinave qe levizin me shpejtesi mendon sa te kaloj autostraden se deri te servisi mund te rrezistoje motorri, pastaj ku i dihet!

I nxjerr turite e makines per te dal nga xhepi i autostrades nderkohe qe mbrapa duket nje maune por ajo eshte larg, sa te vije ajo do kete marre disa xhiro makina, -them me vete.

Por jo makina mezi ecen dhe maunia vecse afrohet deri sa mendon se ajo mund edhe te mos frenoje dot. Per fat nuk ka makina ne korsine tjeter dhe maunia ndez sinjalin dhe del te korsia e shpejtesise… Kesaj rradhe na shpetoi Zoti.

Kjo ndodh kur duan te te ngelin me pahir, kur makina edhe pse i ploteson te gjitha kushtet duhet qe ta sforcojne deri aty sa te nxjerri tymin e zi – ate qe te skualifikon menjehere dhe ti duhet te rikthehesh me “makinen e rregulluar” per pagesen e rradhes. Se ndoshta punonjesit tashme nuk lejohen te marin leke nen dore por mund te bejne cte duan me makinen tende, qe te te risjellin serish aty te paguash prap – deri aty sa te te shkaterrojne makinen – deri aty sa te te marrin jeten!

What do you think?

Written by admin

Urim për baritonin e njohur gjirokastrit Xhelal Angoni

Kujtesë/ Foto e rallë, grupi popullor i ndërmarrjes së grumbullimit i qytetit të Gjirokastrës