in

KLUBI GJUETARËVE – Historiku, konferencat, si dhe Gjuetarët më të Mirë të Gjirokastrës

Klubi tek rrapi, me parë kafene e Prefekturës, pas ’47-ës u kthye në Klub të Gjuetarëve, me sekretar Petro Njocko, kafexhi Qemo Gega, e me pas Malo Shehu e Kato Bedjava.

U vendosën karrige, tavolina, paisje per zierjen e kafesë. Mezet, me mish gjahu, i përgatiste Cile Muka.

Këtu ishin zyrat, salla e mbledhjeve, e leximit, dy bilardo jashte klubit per argetimin e gjuetareve. Edhe sot Klubi mban te njejtin emer.

Në një nga dyqanet e godines tek Zigai ne vitin l947 u mblodh kryesia e pare e gjuetareve qe perbehej nga Dr.Vasil laboviti, Kryetar, dhe nenkryetar Shaban Mero e Kristaq Qurku, anëtarë Dhimo Bashari, Sami Dalipi, Jano Nini, Tase Liti.

Kristaqi punoi për bashkimin dhe organizimin e gjuetive kolektive, hapjen e klubit me te ardhurat nga gjahu, detyra qe i ndiqte pas punes qe bente ne Punetorine Ushtarake. Deri ne 1955 shoqata kishte 40 gjuetarë nga qyteti dhe l60 nga fshati.

Konferenca e pare e gjuetareve dhe peshkatareve sportive u mbajt ne vitin 1950 me kryetar Sherif Zenelin qe ishte kryetar i Komitetit Ekzekutiv te qytetit, i pasionuar pas gjuetise dhe nenkryetar Shaban Mero e anetare Dhimo Bashari, Tase Liti, Dr. Vasil Laboviti, Kristaq Qurku, Mino Noti, Kapo Kaçi, Zaho Margariti, Beqo Mero.

Në garat e shpallura në shkallë Republike 15 gjuetarë, nga më të mirët e shoqatës, zunë vend të parë për kapjen e 14 derrave të egër në zonën e Butrintit, mishi i te cilave u perdor per furnizimin e tregut.

What do you think?

Written by admin

“Ylli i Luftëtarit” hap merkaton… Kërkohet nga Kukësi!

Video Surpriza e Erditit me Xhemi Shehun!! Po Vjen Shpellari në “Zihni Sako”…