Emri i saj ndryshon sipas krahinës, shumëkush e njeh me emrin revani apo pandespanjë.
Bukësheqere është një tjetër emërtim, i kësaj ëmbëlsire me shije të mirë.
Kjo recetë shkon me sherbet, me çokollatë, krem pastiçerie apo edhe me reçel e gliko.
Përbërësit për kater veta
40 gr sheqer
50 gr miell
50 gr niseshte
2 vezë
gjysem pako me vanilje
Pak kripë
Përgatitja e Recetes
Ne fillim rrihni vezët në një tas të madh.
Më pas, shtoni sheqerin e kripën dhe vijoni t’i rrihni përreth 20-25 minuta derisa vëllimi i vezëve të trefishohet.
Mielli dhe niseshteja hidhen pak nga pak në masën e vezëve të rrahura duke e trazuar lehtë me telin e rrahjes së vezëve.
Shtohet nga pak vanilja dhe me pas lyhet tava me gjalpë, spërkatet me pak miell dhe shtohet masa.
Piqet në nxehtësi mesatare përreth 25-30 minuta dhe më pas lihet të ftohet.
Ju befte mire!