Kjo eshte me shume gjasa nje nga pijet me te shijshme qe ne kemi provuar kur kemi qene te vegjel. Freskuese, e shijshme dhe cfare ngjyre te bukur ka. Une jam rritur me kete pije. Mbaj mend se si une grumbulloja trendafilat e duhur ne kopshtin tone me gjyshin tim dhe pastaj shkoja ne guzhine dhe e pergatisja me gjyshen time. Madje mund te konsumoja dhe ca petale gjate kohes se pergatitjes. Ky shurup nuk eshte vetem i shijshem dhe freskues, por eshte gjithashtu perberesi sekret ne shume embelsira apo koktejle. Me poshte po ju sjellim menyren e pergatitjes se saj.
Perberesit
1 pako limontozë
5 litra ujë
1 tas i madh me petale të holla trëndafilash (aromatik)
Pergatitja
1. Lani mirë petalet e trëndafilave dhe i fusni në shishen ku do përgatisni shurupin.
2.Shtoni limontozën e plotë dhe më pas ujin.
3.Mbylleni shishen (rekomandohet prej qelqi, por mund të përdorni edhe atë akustiken).
4.Ruajeni në kuzhinë për 2-3 ditë.
5.Më pas shurupi kullohet dhe kalohet në shishe tjetër.
Shijojeni!