in

KËSHILLA PËR AMVISAT E REJA, DHE JO VETËM, NGA “KUZHINA GJIROKASTRITE”

 

Kur ju derdhet mbi sobe nje sasi vaji i djegur, hidhni mbi te pak uje te ftohte dhe pas mpiksjes , fshijeni me lecke ose hiqeni duke e gervishtur lehte me majen e thikes.

Jo ralle ndodh qe gjate gatimit fundi i enes te ciknoset, te ngjitet, atehere hidhni mbi te pak uje me kripe dhe per pak minuta e lini te zieje. Do te shihni se do te pastrohet fare lehte.

Kur nuk jeni te sigurte per freskine e gjalpit, beni kete prove. Nje luge gjalpe e hidhni ne nje filxhan me uje te valuar, ne rast se ne buzet e gotes mblidhen flluska uji, gjalpi eshte i perdorshem, pra i fresket.

Sa here qe merrni veze, dhe deshironi te dini nese jane apo jo te fresketa, i hidhni ato ne nje ene me uje te bollshem me kripe dhe do zbuloni se vezet e fresketa do shkojne ne fundin e enes ndersa ato me probleme, ne krye te ujit te enes.

Qe mishi i ngrire te mos humbase vlerat, keshillohet te mos shkrihet me uje te ftohte, por te vendoset ne nje ene me kapak te mbuluar 2 deri 3 ore .

 

 

Çdo amvisë, nëse dëshiron te largoje eren e lakres gjate zierjes, le te hedhi ne te nje copë buke te njomur me uthull dhe ne nje rast tjeter mund te perdore nje pecete te njomur po me uthull mbi kapakun e enes.

Ne valen e pare, mire eshte qe uji i fasuleve te derdhet dhe pas zierjes, kripa te hidhet ne fund ne sasine e nevojshme.

Perimet ruajne vlerat ushqimore kur zihen ne uje te valuar me kripe. Qe te ruhet ngjyra jeshile e spinaqit duhet te veloje ne uje te bollshem dhe me kripe.

Mishi dhe peshku nuk duhet te lahen shume kohe para gatimit dhe eshte mire te qendrojne sa me pak ne uje qe te mos humbasin shijen.

What do you think?

Written by admin

Islam Kotoni, gjirokastriti me kostum të bardhë e borselinë që mbahej si Amerikan! Historia me kalin e stolisur të “austriakut”!

Tryezë Festive e Unionit të Gazetarëve të Sarandës! Gjirokastra Online i Uron Krijimtari të Mbarë e Plot Gëzime!