Gjirokastra kafenete i ka patur me shumice ne cdo kohe po dhe 100 vjet perpara nuk i preferonin dhe shume se kafe e ndonje gote ne mengjes per t`u ngrohur e pinin ne shtepi se, sic thone, nuk iu dilte llogaria.
Kafeja ne Pazar pihej vecanerisht pas viteve 20- 30 e me tutje me organizimin e zejtareve e tregtareve ne shoqerira po dhe me zgjerimin e aktivitetit te administrates lokale.
Me te ngarkuara me tavolina ishin kafenete e Pazarit dhe ato ne Rrugen e Varoshit, po jo te gjitha me tabela ne krye. Njerezit merreshin vesh ku do pinin kafene duke zene ne goje emrat e pronareve si “ vemi nga kafeneja e Bame Tauzit:, apo “ e pime nje kafe tek Kashahu”, “ tek kafeneja e Policise” qe ndodhej ne sheshin e Çerçizit.
Kafeneja me e preferuar ishte ajo e prefektures, Klubi i Gjuetareve sot.
Sa per kohen e sistemit te kaluar, po qe ishte me shtrenjte, ishte bar-kafe te Turizmi e te tjerat brenda Qafes se Pazarit.
Na kujtohet se ne keto vite shumica, po sidomos nepunesit, “kafene e pinin me bisht”, pra kafe te shoqeruar me nje fernet ose konjak, po dhe me raki.
Lokalet kishin dhe ca emra te pashkruara.
Thoshin “ Vemi nga ” Nendetesja 105”. Nuk na kujtohet per ç`lokal behet fjale, per ndonje ne Qafe te Pazarit apo ato te Viroit.
Disa kafene kishin emra po me shume permendeshin emrat e punonjesve, te banakiereve qe sherbenin. Nuk thoshin “ Vemi nga Tirana apo nga Sopoti po zinin ne goje kafexhinjte, pavaresisht se ata sic dihet, nuk ishin pronare te tyre, po thuhej “ Vemi nga Musai( Sino)”, “ Vemi nga Xhelali (Lamkua) “ Vemi nga….”, jo te gjitha kafenete dhe emrat e kafexhinjeve na kujtohen.
Kafenete e pazarit kane histori dhe njerezit qe kane punuar ne to , ata qe e benin dhe kafene me te mire e pa hile, edhe kujtohen.
Sa per kafenete e sotme do thene qe dhe ne ato sherbehet mire dhe vazhdon si thuhej dikur po me emra te tjere. Tani thone “ Vemi nga Totoli” “ Vemi nga Tetua”, Vemi nga Shehu” ( Berti ne 18 shtatori).
Na ka marre malli per nje kafe ne “kafenete e jetes”. Cdo njeri i larguar nga qyteti ka mall e dashuri!