Sa prej jush e njohin kete embelsire te vecante?
Nese keni frike se nuk do t’iu dale e mire, ne po iu sjellim me poshte receten e saj e cila do t’iu a thjeshtesoje punen.
Perberesit
1 filxhan oriz
2 filxhan lëng mishi
1 filxhan sheqer
1 lugë çaji kanellë
150-200 gram rrush të thatë
1/3 lugë çaji karafil
3-4 lugë gjelle gjalpë të freskët
Pergatitja
1. Ne fillim vendosim rrushin e thatë në ujë të ngrohtë që të zbutet.
2. Kaurdisim orizin me gjalpë dhe më pas shtojmë lëngun e mishit të vluar, rrushin e thatë dhe një majë luge kripë.
3.I mbulojmë me kapak dhe e lemë orizin të ziejë sa të krijojë bulëza.
4.Me pas e largojme nga zjarri dhe e përziejmë me sheqerin, kanellën dhe karafilat.
5. E mbulojmë përsëri me kapak dhe e lemë 10-15 minuta të pushojë në ngrohtësi në vatrën e sobës së fikur.
6. Ne fund e servirim në tasa duke e spërkatur me kanellë dhe me pak sheqer të djegur për dekor dhe shije.
Ju befte mire