in

“Jam e zënë, do t’i them vëllait”, mbroheshin vajzat ne vitet `60-80 kur djemtë i ndalonin në rrugë…

“Jam e zënë, do t`i them vëllait”, mbroheshin vajzat ne vitet `60-80 kur djemtë i ndalonin në rrugë…

Në vitet 60-80 deri diku kështu ka qenë situata në Gjirokastër, kohë e opinion bashkë, njohje, lidhje, miqësi e dashuri po jo hapur, në drite te diellit.

Në këto vite, vendet e takimit apo te ‘shikimit’ ne distancë ishin tek Posta, tek Mapua, ne Kinema, Pasticeri Tirana, Turizëm si dhe ne periferi te zones se pazarit, ne Bashte te Teqesë, ne rrugen e nenkalasë e ndonje vend tjeter. Kështu stacioni i pare i njohjes, në distancë, ishte rruga dhe objektet që përmendëm.

Nëse një djalë ndalonte dhe i propozonte nje vajze, dhe ajo mbante këmbët, në të shumtën e rasteve vajza ne majë të gjuhës e kishte pergjigjen:

“Jam e zënë, do t`i them vëllait!”.

Pse ndodhte kjo?

Për shumë faktorë, po kryesorja për mungesë të “guximit” dhe “lirisë”, te moralit dhe mjedisit shoqëror, ngarkuar me paragjykime e konservatorizëm, pjesë e jetës qytetare e ca me shumë fshatare.

Për një takim apo qëndrim te gjate ne kohe, te teperuar, vetem per vetem vështirë të guxoje, të dilje jashtë “vijës” , “rregullave”, se “ djemte e vajzat në shkollë “ ishin motër e vëlla” dhe në punë dicka më ndryshe.

Gojët e liga dhe flisnin:

“ Këta i ka zënë qymyri”, “ E rregulloi filani filanen” etj.

Rallë ndodhte që vajza të propozonte e para, të ndalonte ne rruge një djalë. Shembuj nuk dihen as për ilustrim. Po dhe mund të ketë ndodhur. Në një rast të tillë një djalë është ndjerë i vleresuar dhe vështirë propozimin ta ketë ruajtur si sekretë.

Për të mos e tepëruar:

Jashtë shkollës e qendrës së punës, djemtë e vajzat ishin më të lirë, sy e vesh ngritur, edhe ne distancë po pëlqeheshin, duheshin dhe kur delnin ekskursion apo në aksionet e kohës “shperthenin” po gjithmonë brenda “rregullave”.
Nuk ndiheshin dhe keq!

Nëse në institucione ose qendra te medha pune, dhe me 800 e 1000 punetore ndonje e teperonte, për një puthje dhe pa ‘padashje’ sic thuhej per t`u mbrojtur, bëhej “ problem ne drejtori apo ne kolektiv” dhe mund ta “ paguante’, punë të detyruar ne fermë.

Ndodhte keshtu se “dashuria nuk ka qënë sheshit”, cdo gjë e me masë. Po ama dhe kjo duhet thënë. Ndonje vajzë për të cilën fillimisht mund të thuhej “e drodhi”, “thengjill i mbuluar”, pas formimit si çift, urohej jo vetem ne familje, por dhe ne shoqëri.

Pozitiv ështe fakti se pas martese, zgjidhjet martesore kane qëne 1 ne 1000, siç ështe nje shprehje e popullit.

What do you think?

Written by admin

Sot ka ditelindjen Vasillaq Nasto, nga miqtë e parë te Gjirokastra Online!

Isuf Jaho me Kamionin Italian, Pjesë e Brezit të Parë të Shoferëve Gjirokastrit!