in

Ja si Përgatiten Qoftet Tipike të Qytetit të Gjirokastrës me Lëng ose Pa Lëng!

Nese ju ka shkuar mendja per te pergatitur qofte tipike te qytetit te Gjirokastres  ju kujtojme se ato behen me buke dhe mish te grire si dhe me leng dhe pa leng, sipas deshires.

Jane te shijshme dhe te pelqyeshme.

Kjo tradite gatimi e vjeter vazhdohet edhe sot po dhe me ndonje ndryshim, si perdorimi i arreve te bluara ne rastin e  pergatitjes se qofteve me leng.

Ja perberesit qe duhen per pergatitjen e qofteve tipike te qytetit te Gjirokastres per 3 persona:

-Mish viçi i grire 250 gr

-Buke e grunjte 2 thela tul.

-Nje kokerr veze

-Nje qepe

-Dy –tre thelpinje hudhera te grira holle

– Vaj  1 ose 2 filxhane

– Pak uthull, kripe, rigon, piper I zi dhe majdanoz i grire holle.

Masen e mishit dhe buken e njomur se bashku me perberesit e tjere i bashkoni dhe i lini per marinim 1 ose 2 ore.

Duhet te beni kujdes qe te hidhni vezen, sepse ajo eshte elementi kryesor ndërlidhës i qofteve ndaj dhe nuk duhet te mungoje.

Menyra e gatimit:

Mbasi t`i beni qoftet  kokrra te rrumbullakta ose te shtrira i skuqni ne tigan me vaj ne temperature jo te larte, mesatare qe kokrrat te skuqen avash-avash.

Ne pjate, per zbukurim mund te hidhni disa flete majdanozi, aneve pak qepe te prere dhe urle, pjate e rekomanduar per pijedashesit, ndersa nese deshironi qe qoftet t`i hani me leng , ja menyra e pergatitjes:

2- 3 luge gjelle me miell i hidhni ne nje tigan pa vaj qe gjate skuqjes miellit t`i hiqet lageshtia deri sa te marre nje ngjyre “ari”ne temperature te ulet.

Qe mielli te mos digjet beni kujdes duke ndjekur procesin dhe duke e trazuar me luge druri.

Pasi mielli te jete ftohur, mbi te hidhni 2 gota me uje se bashku me pak rigon, hudher te shtypur,vaj ulliri, kripe, piper te zi dhe pak piper te kuq jo djeges.

Sipas deshires mund te hidhni edhe arre te shtypura.

Masa e pergatitur lihet ne zjarr duke e perzier vazhdimisht deri sa te behet nje qull dhe te nxjerri flluska. Atehere eshte gati dhe sherbehet e ngrohte duke I vendosur qoftet ne fund qe te zbuten.

Per qoftet e rrema ( me “genjeshtra” ) jemi ne pritje te recetes.

What do you think?

Written by Admini

E Qeshura e Autorit Gjirokastrit Shpetim Emiri në Librin“Studentët janë të vonuar!”, Shprehje e Raportit të Tij me Realitetin

Një Ngjarje e Rëndë ka Ndodhur në Fshatin Tapi të Kuçovës- Një Nënë e Tre Fëmijëve ka Tentuar t’i jap Fund Jetës Duke Pirë “bar miu”.