in

Ja si fejoheshin djemte e vajzat e Gjirokastres 100 vjet me pare

TRADITA GJIROKASTRITE

(fragment nga libri “Gjirokastra ime) -shkruar nga Nezaqet Deliallisi (Skenduli)

 

Fejesat në Gjirokastër

Zakoni i Gjirokastrës, ndryshe nga vendet dhe krahinat e tjera, nuk ishte djali që kërkonte vajzën, po vajzat i shpinin me krushqi tek djali. Kjo mënyrë e bënte fejesën më të studiuar dhe vajzat nuk mbeteshin pa u martuar duke trokitur në shumë dyer, njera do të hapej.

Familja e djalit kur vendosnin ta fejonin, lajmëronin farefisin, komshinjtë, miqësinë dhe Haxhon e Maliles që merrej me këtë punë dhe shpërblehej. Kjo shkonte në shtëpitë ku kishte vajza për fejesë dhe ju thoshte se filani kërkon nuse për djalin. Prindërit e vajzës pyetnin për familjen dhe për djalin dhe kur e pëlqenin, dërgonin me krushqi për vajzën e tyre. Njerëzit e vajzës, edhe prindërit e saj shkonin me krushqi në familjen e djalit. Kishte raste që nëna e vajzës i propozonte nënës së djalit. Dyzet ditë të dy palët merreshin me hetime. Pastaj në shtëpinë e djalit mblidhej një këshill : nëna, babai, xhaxhai, dajkua, tetua, halla, motrat e vëllezërit e rritur të djalit. Nga lista merrnin me radhë në shqyrtim vajzat e ardhura me krushqi.

Analizohej familja e vajzës me kë kishte bërë krushqi; nëna e vajzës si ishte sjellur me familjen e rrethin e burrit (bëmë nënë të të ngjaj); si silleshin motrat e vajzës me njerëzit e burrit (motra e motrës); a kishin në familje a rreth gjaku sakatë, me nerva e sëmundje që trashëgoheshin; ishte vajza e shëndetshme, e zgjuar e bukur, pa të meta fizike; ishte e shkathët e punëtore. Mbasi shqyrtoheshin rastet vendosej për njerën. Të nesërmen lajmërohej familja e vajzës dhe shpallej fejesa, po ashtu lajmërohej dhe Haxho Malilja që të shpërndante lajmin nëpër qytet. Një ditë të enjte lajmërohej familja e vajzës dhe shkonin dy gra ose dy burra të uronin fejesën, priteshin me hasude e plot të mira, pinin kafetë e fejesës.

What do you think?

Written by admin

Iva Tiço: E bekuar te jem mbesa e Nashos!

At Thodhori Nikolla :30 vjet bashke, 30 vjet larguar…