Ja Pse Dr. Flutura Hashorva shkoi Dje ne sallen e Parlamentit Shqiptar
Dr. Flutura Hashorva qe shikoni ne kete foto duke “folur” perpara mikrofonit pa ze te parlamentit shqiptar nuk ka dale per dukje e mburrje.
Ka nje arsye te forte.
Shtepia, te afermit, miqesia dhe shoqeria e saj e ngushte e dine pse shkoi dje ne sallen e parlamentit.
Nje dite me pare ajo ishte dhe e ftuar ne festimet e 100 vjetorit te Kongresit Kombetar te Lushnjes. Vete ne çdo pervjetor edhe per te kujtuar dhe nderuar xhaxhane e saj, patriotin dhe publiçistin Veli Hashorva qe 100 vjet me pare mori pjese ne kete kuvend si perfaqesues i qytetit te tij, Gjirokastres, bashke me patriotin tjeter Kiço Koçi.
Siç dihet Veli Hashorva kujtimet e jetes i ka lene dhe te shkruara dhe midis faqeve ka dhe pjese nga ditet e qendrimit ne Kongresin e Lushnjes.
Ja disa gjera shkurt per aktivitetin e tij.
Lindi ne Gjirokaster ne vitin 1892 dhe veprimtarine patriotike e nisi qe ne moshe 16 vjecare si mbeshtetes i shkolles se pare shqipe “Liria”- 1908.
Pas shpalljes se pavaresise se vendit, emigroi ne Amerike ku mbajti lidhje me Fan Nolin dhe botoi gazetën “Vjosa”me karakter politik, letrar e satirik si dhe shkrime në gazetën “Dielli”, revistën “Adriatiku”të Nolit.
Me 1918 së bashku me Kol Tromarën shkoi në Konferencën e Paqes në Paris, si delegate te zgjedhur nga organizata “Vatra” për mbrojtjen e interesave të popullit dhe shtetit shqiptar.
Nga Parisi në Romë kthehet në Gjirokastër dhe, se bashku me Kiço Koçin perfaqesoi Gjirokastren si delegate ne Kongresin Kombëtar të Lushnjës, më 21 janar 1920.
Kësaj ngjarjeje dhe Luftës së Vlorës për mbrojtjen e kufijve të Shqipërisë, u bëri jehonë në faqet e gazetes “Drita”që botoi në Gjirokastër (1920-1924).
Ka marre pjese gjithashtu në Kongresin për bashkimin e shoqërive kombëtare, që u mbajt në Vlorë në 1921, me iniciativën e patriotit kombëtar, Avni Rustemi, mik i ngushtë i Veliut.
Ne ditët e para të prillit 1925 Veliu la Gjirokastrën dhe nga Saranda shkoi në Stamboll me gjithë familjen,si person politik që urrehej nga Zogu.
Veli Hashorva u nda nga jeta me 26 gusht 1975.