Ndoshta do ta keni hasur kete recete tradicionale, ndersa tani eshte momenti ta pergatisni vete.
Me poshte do t’iu tregojme perberesit dhe hapat kryesore ne pergatitjen e saj.
Ingredientet
400 gram miell
3 veze
1 gote kos grek
2/3 gote qumesht
2 luge kafe sode buke
2 luge kafe kripe
Pergatitja e recetes
1. Ne nje ene rrahim me mikser elektrik vezet. Shtojme qumeshtin ,kosin,kripen dhe soden e bukes.
2. Mbasi i perziejme mire shtojme gradualisht miellin dhe me pas punojme mire masen me te dy duart.
3. Ne momentin qe kemi arritur nje mase kompakte, e ndajme ne dy pjese.
4. I hapim sa mundemi me ndihmen e nje peteze.
5. Me mbas me ndihmen e nje gote fillojme e formojme petullat me fundin e saj.
6. Petullat i skuqim me rradhe ne nje tigan ku kemi nxehur paraprakisht vajin.
Keto petulla mund ti shijoni sipas deshires me djathe, mjalte ose lloje te ndryshme recelerash.
Ju befte mire! 🙂