Ismail Kadare ka fituar mbrëmjen e së mërkurës çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë, njofton revista për letërsi dhe kulturë e Universitetit të Oklahomas në Amerikë.
Çmimi “Neustadt” është i pari çmim ndërkombëtar për letërsinë në këtë kategori që jepet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është një nga të paktat çmime ndërkombëtare për të cilat kanë të drejtë të konkurrojnë njëkohësisht poetë, romancierë, skenaristë dhe dramaturgë.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/09/dummy-ad-300x250-1.jpg)
Sipas “Neustadt Prize” thuhet se “Kadare është një romancier, poet, eseist dhe dramaturg shqiptar i cili ka shkruar disa vepra të mëdha. Ai botoi romanin e tij të parë, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, në vitin 1963. Ka fituar shumë çmime ndërkombëtare dhe vlerësohet nga disa si një nga më të mëdhenjtë e shkrimtarëve bashkëkohorë evropianë. Ai është përmendur shpesh si pretendent për çmimin Nobel në Letërsi”.
“Neustadt Prize” thotë se Kadare është një kampion i demokracisë ndërkombëtare dhe në 1990 kaloi në azil politik në Francë. Ai ka shkruar, “Unë u njoha me letërsinë para se ta njihja lirinë, kështu që ishte letërsia që më çoi drejt lirisë, jo anasjelltas. Besimi në letërsi dhe procesi krijues sjell përsosmëri.”
Shpërblimi për fituesin e “Neustadt Prize” është 50,000 dollarë shoqëruar me një pendë shqiponje prej argjendi dhe çertifikatën e çmimit.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/07/dummy-ad-728x90-1.jpg)