in ,

Erdhi koha për Çerçemet – Disa me moshë 300 vjeçare brenda e jashtë mureve të kopshteve në Gjirokastër!

Nxitoni: Është koha kur mblidhen çerçemet. Cfarë dini dhe a ju ka marrë malli për t`i shijuar?!

Në Gjirokastër quhen çerçeme ndërsa gjetkë caraca. Mund të quhen dhe ndryshe, kush e di?

Të vjetërit mbajnë mend çerçeme me trung dhe 4 m e lartësi deri 30 metra. Këto aty këtu edhe mund të ekzistojnë, por një e vërtetë e hidhur është:

Ca nga kohërat e ca nga sopatat që kanë rënë në to vështirë se ekzistojnë.

Në fshatra problemi qëndron ndryshe. Në rrugë e në kopshte edhe gjelbërojnë. Njerëzit gëzojnë në kohën e tyre më të mirë, në pjekje, si në këtë muaj që jemi, tetor, ndaj dhe këshillojmë që kokrrat e tyre të mblidhen.

Në kopshtet e lagjeve të Gjirokastrës degët e tyre rriten të larta e një pjesë vështirë për t`i mbledhur. Për këtë degët i shkundin ose I “rrahin” me shkopinjë për t`i mbledhur.

Çerçeme me moshë të madhe dhe 300 vjecare ka brenda e jashtë mureve te kopshteve. Ato jashtë mureve kanë pronar por të braktisura dhe në to mund të “hash sa të duash” edhe pse nuk e mbush dot “barkun me bukë” siç thuhet.

Kokrrat e çerçemit nuk kanë shumë tul ndaj dhe të vjetrit një e dy thonë “ha e pështy”!

Për fëmijët frytet e tyre janë të pëlqyera, të ëmbla e me aromë por dhe argëtuese se i “maçalisin” në gojë.

Ata i përdorin edhe për “trumpeta” por jo në kohën e pjekjes, vetëm në pranverë, kur lëkura e degëve bëhet e butë, e lëngshme. Mendojmë se fëmijët e sotëm sidomos ata që rriten në qytet nuk i bëjnë por më parë buçiste lagjia nga “trumpetat”

Çerçemet nuk i pëlqejnë vetëm fëmijët e të rriturit. Ato nëse nuk i mbledh në kohë bëhen ushqim për zogjtë që i cingrisnin dhe kokrrat nuk kanë butësinë e parë.

Thonë se kopshtarët gjirokastritë çerçemet jashtë mureve rrethuese i kanë mbjellë si masë mbrojtëse nga zogjtë e “tërbuar” pas tyre në kohën e pjekjes. Këtë me arsyetimin për të mbrojtur pemët dhe të mbjellat brenda kopshteve nga babëzia e zogjve.

Me të dëgjuar po për çerçemet ka edhe këngë, edhe legjenda e mite. Kaq dimë kaq thamë. Sa për kujtesë dhe këshillë për t`i mbledhur e për të mos shkuar dëm, se ato pëlqehen, tregtohen edhe në qytet, në rrugë e në parqe, në kaush, sikundër ndodh në parkun e liqenit në Tiranë.

Dhe shumë mirë bëhet.

Të gjithë duam t`i shijojmë se kemi mall e nostalgji dhe për fëmijërinë tonë.

What do you think?

Written by admin

Kjo është Shqiponja Bukuroshe që u Shpëtua Fatmirësisht nga disa Gjirokastritë dhe AWRT

Ismail Kadare fiton çmimin ndërkombëtar “Neustadt” për Letërsi i njohur si “Nobeli Amerikan”