in

Investime te rendesishme ne Gjirokaster per vitin e ardhshem 2021

Ne mbledhjen e radhes dhe te fundit te Këshillit Bashkiak te Gjirokastres u miratua buxheti i vitit të ardhshëm 2021.

Per kete Kryetari i Bashkise Flamur Golemi ka percjelle kete postim per mediat:

Do të rikualifikojmë hapësirën përreth stadiumit, duke e shndërruar në një ambient rekreativ në shërbim të qytetit, larg asaj që shohim sot.
Do të rikonstruktojmë rrugën e fshatit Picar.
Do të rehabilitojmë disa kanale vaditëse në zonat rurale për të ndihmuar fermerët, si dhe do të ndërhyjmë në Urën e Subashit.
Investime të tjera të vogla do të bëhen në rrugët rurale të disa fshatrave.
Rikonstruksionin e Teatrit “Zihni Sako”, ku po punohet, do ta përfundojmë me shumë mundësi në pranverë të vitit të ardhshëm.
Ndërkohë që dy projektet madhore, që presim të fillojmë gjatë 2021, me mbështetjen direkte të qeverisë, janë rehabilitimi i Sheshit “Cerciz Topulli” dhe ndërtimi i parkimit nëntokësor, si dhe Bypassi që nis nga Ura e Nanxës.
Këto kantiere që do të hapim gjatë 2021 janë shumë të rëndësishme për të përmirësuar më tej jetën e banorëve, për të krijuar vende të reja pune, për të nxitur investime të reja dhe për të ndihmuar perspektivën zhvillimore të Gjirokastër, si një pol i rëndësishëm turistik në jug të vendit. shkruan Flamur Golemi.

What do you think?

Written by admin

Kujtese/Foto e rralle, mesues dhe nxenes te shkolles Koto Hoxhi ne lagjen Varrosh te qytetit te Gjirokastres

Tryeza e Vitit te Ri e do dhe nje kulaç, po cilin pelqeni ?