in

HOSHAF ME FIQ TE THATE – Receta ‘Sekrete’ e Ëmbëlsirës së Famshme Gjirokastrite nga Mjeshtri i Kuzhinës Thanas Haxhiu!

Sot ju zbulojmë recetën ‘sekrete’ të Hoshafit! Ëmbëlsirën tradicionale gjirokastrite që na e sjell për Gjirokastra Online mjeshtri i kuzhinës gjirokastrite Thanas Haxhiu!

(Receta gjendet edhe në librin ‘Kuzhina Gjirokastrite – 101 Receta Gatimi’, të autorit Andon Lula)

Kjo ëmbëlsirë tradicionale gjirokastrite bëhet me qumësht deleje, tek e cila pasi e ziejmë hedhim sheqer dhe fiq të thatë të prere ne kubike te vogla qe shtypen me dore.

Masa perzihet dhe pastaj ndahet ne tasa te vegjel qe i futim në furre sa te piksen.

Hiqen tasat dhe ne faqet e çdo tasi me lenden e pergatitur hidhet pak kanelle dhe karafil i bluar per zbukurim.

I vendosim ne frigorifer dhe sherbehen te ftohta.

Normativa per l racion
Qumesht deleje l50 gr,
fiq te thate 30 gr,
sheqer 50 gr,
pak kanelle e karafil.

What do you think?

Written by admin

“Fjalët janë Fukarallëk” – Ministrja Kumbaro vendos Pikat mbi i për Kalanë e Gjirokastrës!

POEZI NGA KRISTAQ GUSHI – ARMATËS SË DIJES KËTË DEDIKIM SHPIRTI…