“Ky qytet ka nje klimë shumë të bukur e të freskët, prandaj banorët e tij kanë nje trup të drejtë e të gjatë. Eshte për t’u lavdëruar bukuria, si ndër meshkuj edhe ndër femra.”
“Uji është jo i mjaftueshëm për nevojat e banorëve të qytetit, shumë prej të cilëve mbajne ujë me kuaj apo gomerë në lumin e Dropullit, që kalon nëpër fushën e Gjirokastrës.
Vende te bekuara për t`u vizituar janë Tyrbeja e Shenjtorit te zotit Berki Efendiu dhe ajo e Popo Baba Sulltanit. Baba Hasan Dede Sulltani, Ali Dost Dedeja në xhaminë e Teqesë janë shenjtorë të lartë.
Ali Dost Dedeja ka një histori te mrekullueshme. Kur ai ka ndërruar jetë, i tërë populli pandehu se ai vdiq nga murtaja, prandaj nga frika e saj, njerëzit ikën e moren malet duke lënë trupin e bekuar te shenjtorit pa e shti në dhe` deri dyzetë ditë.
Pas dyzetë ditesh, erdhën disa katundarë që guxuan dhe e çelën portën e qelisë ku ndodhej trupi i të ndjerit, akoma i ngrohte e i paprishur fare.
Atëherë mbetën të habitur nga kjo gjendje dhe kryen detyrat e tyre funerale. Kur po bënin pastrimin funeral; në krahërorin e shenjtorit panë fjalët “Ali Dost” (që do të thotë Miku Ali), të shkruara prej një cope mishi të kuq vetvetiu prej pendës hyjnore.
I tërë populli u habi nga kjo mrekulli dhe e varrosi shenjtorin me ziqër e tebdir ne oborrin e xhamise së Teqes.
Sot ajo ka rëndësi të madhe për vizitorët.
“Perëndia ia çmoftë sekretin”.
Kështu shkruhet veç te tjerave ne librin “Shqiperia 350 vjet me pare” te udhetarit turk Evlia Çelebi që vizitoi qytetin e Gjirokastrës në shekullin e 17-te.