Historia eshte kjo:
Bregu i Pllakes. Kete emer mbante perpara se aty te vendoseshin eshtrat e Heroit te Popullit Bajo Topulli.
Ishte vend deri diku i zhveshur po i preferuar per banoret e dy lagjeve, Pllake dhe Dervish Bej( Punetori), vend me diell nga mengjesi ne pasdite vone, me veshtrim malet e Lunxherise, fushen e Valarese dhe Lumin Drino, poshte saj Fusha e Vjeter e Sportit dhe rruga nacionale.
Bajo Topulli vdiq me 24 korrik te vitit 193o ne Sarande dhe ceremonia e varrimit te eshtrave u organizua madheshtore ne Gjirokaster.
Nga Saranda, automobilin me arkivolin e Bajos e shoqeronin rreth 30 vetura te mbushura me gjirokstrite e te ardhur sarandiote e delvinjote, si dhe 2 makina te Bashkise.
Ceremoni madheshtore u organizua ne Bregun e Pllakes.
Pas 6 vjetesh, ne nje mbledhje te posacme te Keshillit Bashkiak te Gjirokastres, ne gusht te vitit 1935 u aprovua nje fond prej 300 fr.ari per t`i ngritur aty nje varr Bajo Topullit, “ Vendim i bukur dhe teper me mend” siç eshte shkruar ne gazeten “ Demokratia”.
Varri u porosit ne Greqi, rrethohej me parmake hekuri, permbante, bashke me fotografine prej porcelani, edhe kete mbishkrim:”Veterani Bajo Topulli, Bashkia e Gjirokastres”.
Ne fund shenohej data e lindjes dhe e vdekjes.
Ceremonia u organizua madheshtore, me pjesemarrjen e banoreve, rinise dhe femijeve dhe bandes se qytetit.
Sipas gazetes “Demokratia” fjalen e rastit e mbajti prefekti Nikollaq Zoi e pas tij folen Xhevat Kallajxhi, Drejtor i gazetes “ Demokratia” dhe pastaj i riu Enver Hoxha.
Nga ajo dite kete vend, populli e quajti me emrin e bukur e simbolik “Bregu i Bajos”.
Me vendosjen e eshtrave te vellait te Bajos, Çerçiz Topullit dhe Rilindesave Pandeli Sotirit, Koto Hoxhit dhe Andon Zako Cajupit dhe me ngritjen e Obeliskut ne kujtim e nderim te vepres se tyre atdhetare, ky vend tani quhet dhe “Kodra e Rilindesave”.
Per historine ne vazhdim, ngritjen e Obeliskut etj. do te tregojme nje here tjeter.