in

Kur Hante Qeni Petulla – Si e Komentoni kete Shprehje dhe te tjerat ne Artikull!

E folura e Gjirokastres eshte nje thesar me shprehje te vecanta e me disa kuptime, tingellojne jo vetem bukur por dhe jane edukative. Ato godasin dhe ne ‘shenje’ sa here perdoruesit e tyre i perdorin.

Ja nje shprehje popullore: “ Nama se s`ma ke “ shume e perdorshme ne bisedat e perditshme e ne situata te ndryshme.

Ne thelb ajo ka kuptim te drejtperdrejte, te hapur, kur nje njeri ne bashkebisedim i drejtohet dikujt qe ia ka prure si i thone fjales ne maje te hundes dhe i thote: “ Mos kerko ate qe s`te takon” apo dhe ne kuptimin per ta hequr qafe “ Shtyhu, pa piqemi” etj.

Ju ftojme qe vec komenteve te nxirrni menjane edhe fjalet qe jane pjese e fjalorit te te folmes se qytetit te Gjirokastres ne shprehjet  e meposhtme:

1. Ai njeri eshte anapolla.
2. Shkon pas berihajt!
3. Vishu mire, trashe, jo cere-fere, se ben ftohte!
4. E zuri cërla
5. Ajo per gjezmek e ka mendjen.
6. Ecte haide-haide
7. M`u kondis kepuca ne luce
8. Ta hoqa kondoxhupin nga krahet
9. E ka koken furre.
10. Kishte shume milet ne rruge
11. Vera per fukarane, dimri per agane
12. Na thinjen hallet,jo malet
13. Jam djegur nje here
14. Kane shejtanin ne bark
15. Ashtu , ashtu, deftome me ke rri te te thome se cili je

What do you think?

Written by Admini

Historia e Kodrës me Emrin e Bukur dhe Simbolikë “Bregu i Bajos”

Ku i Mbani Lulet dhe si Kujdeseni per to?!