Ështe libër model edhe për studjues e historianë të interesuar për historikët e fshatrave. Në të janë përmbledhur historia e fshatit Skore që nga fillimet e deri me 7 prill 1939, me kishat, shënime dhe mbishkrime lidhur me historikun e fshatit, toponimet e fusha te tjera si arsimi, shendetesia, jeta shoqerore, festat, zakonet e traditat.
Në libër jane perfshire edhe festat, panairet dhe argetimet e tjera ne fshat, nga me te hershmet e në vazhdim. Në të autori Dhimitër Beduli shkruan se deri ne fillimet e shek. XX, i vetmi argetim që kishte mbetur trashegim brez pas brezi per fshatrat e Skoresë qenë festat fetare dhe panairet, qenë sidomos ditet e emrave, festa ose panairi i shtëpisë e i fshatit dhe vecanerisht java e pare pas se djeles së Pashkes se Madhe.
Për diten e emrit ose festen e shtepise pergatitjet fillonin me kohe, behej pastrim i pergjithshem, stolisej shtepia me gjerat me te mira që kishte, pergatitej glikoja ,piqej dhe bluhej kafeja. Si gliko preferohej me trëndafila, megjithese ne fshat beheshin lloj lloj gliko te tjera, si me qershi, me fiq, me arrë, me rrush, me ftua etj.Te vecanta ishin takëmet e qerasjes, nje tabaka e bukur me figura, ne mes kupa me gliko, anash dy gota uji te zbukuruara, ne njeren prej te cilave viheshin 6 luge te vogla argjendi kurse ne tjetren që ishte e mbushur pergjysmë me ujë, vendoseshin luget e perdorura pas marrjes se glikosë, perreth gota e rakise. Secila shtepi kishte takëmin e saj te qerasjes, te gjitha keto te sjella nga Stambolli.
Shpesh per diten e festes se shtepise apo te fisit shtrohej darkë. Qerasja e miqve behej prej nuses me te re ose prej njeres nga vajzat e shtepise apo te fisit. Festat dhe panairet kishin karakter popullor të lidhura me taditat dhe folklorin e vendit.
Në Skore shpesh organizoheshin edhe pikniqe, sidomos prej burrave te ardhur nga kurbeti ne vendet piktoreske te fshatit, ne hijen e lisave shekullore dhe prane burimeve, ku natyrisht nuk mungonte qengji i pjekur ne hell, kukureci dhe rakia, me te cilen gjate drekes vlonte dollia. Dollia zhvillohej pak a shume keshtu; njeri nga pjesemarresit merrte inisiativen e dollibashit. Ky ngrinte dolli me nje ose me shume gota per personat që ai mendonte per t`i nderuar.
Sipas urdherit te tij, te gjithe pjesemarresit ne piknik, i ngrinin gotat e rakise te mbushura dhe njeri pas tjetrit i pinin per shendetin e personave te propozuar. Ngritja e dollise nuk kufizohej vetem per njerezit që ishin prezent, por edhe per miq e njerëz të nderuar, që mund te mos qenë aty.
Dhimiter Beduli (1914-1996) lindi ne fshatin Skore të krahinës së Pogonit të rrethit të Gjirokastrës. Gjimnazin e mbaroi ne Athinë dhe studimet i vazhdoi per teologji ne Rumani. Pas vitit 1945 punoi ekonomist dhe bashkepunetor i jashtem ne Institutin e Historise. Autor i disa librave fetarë dhe historikë, perkrah Kryepiskopit Prof. Dr. Anastasit, në ringjalljen e Kishës Orthodhokse Autoqefale te Shqiperisë, në vitin 1995, Patriku Ekumenik Vartholomeu I e nderoi me titullin “Arkond Mësues i Kishës”.