in

Pse Duhet t’i Kujtojmë Historitë e Frikshme të Zjarreve në Pazar dhe Mëhallat e Gjirokastrës!

Paraditja e sotme ishte e rende, e frikshme dhe e trishtueshme per Dunavatin dhe mehallat e Gjirokastres per zjarrin e madh qe ra ne banesen e Fatos Topullit.

Nuk eshte hera e pare qe bie zjarr ne Pazar dhe shtepite e medha te Mehallave. Ka nje histori zjarresh. Kronika te dhimbshme, te frikshme me pasoja per familjet dhe qytetin ne kohe te ndryshme.

Nga krijimi, per Pazarin thuhet se eshte djegur tri here.

Nga te dhenat gojore tregohet se nje zjarr i madh shkaterrues perfshiu krejt Pazarin e qytetit rreth cerekut te trete te shekullit te 19-te, fatkeqesi qe i dha shkas rindertimit teresor te tij, formulimit dhe ndertimit mbi themelet qe ka sot Qafa e Pazarit dhe 5 degezimet e saj, me 2 e tre kate.

Ne Pazar e periferi te tij jane djegur shtepi e godina institucionesh.

Ne kujtesen e te vjeterve mbahet mend zjarri i madh qe ra kur u dogj prefektura, ndertese madheshtore.

I tmerrshem dhe me pasoja, edhe me vdekje, ishte zjarri qe ra ne ndertesen perballe me Posten sot, pasur ne vite te mevonshme me zjarrin e madh ne Varrosh, shtepine e historianit e muzeologut Lefter Dilo e tjetra ngjitur me te.

Nje radhe zjarre kane rene ne lagjen me te vjeter te qytetit, ne Pazar te Vjeter, e pa mbrojtur ne raste te tilla nga nderhyrja e zjarrfikseve per rruget e ngushta.

Ajo mesnate e korriku te vitit l957 nuk harrohet.

Lagje e tere u perfshi nga flake te perbindshme. U dogjen 5 shtepi, nga me te medhat e me te pasurat e lagjes.U kthyen ne germadhe, edhe pse banoret e lagjes dhe mehallave te tjera, ne solidaritet, me policine dhe ushtrine nuk munden ta mposhtnin.

Zjarret lindin drama te medha.

Te nesermen, pas gjemes, catite rene, pasuri e histori bashke, njeri nga familjaret, ne porten e shtepise se djegur, si te ishte i goditur, duke shkuar duart neper floket e shpupurisur, fliste neper dhembe ” librat… librat! “.

Kete lagje do ta ndiqte edhe nje zjarr tjeter i fuqishem kur ra ne nje nga objektet e Mitropolise dhe qe vuri ne rrezik edhe kishen e ndertuar ne vitin 1784.

Ka dhe shtepi te tjera te djegura, kthyer ne germadha, te pa ringritura dhe sot, deshmi qe flasin e na kujtojne te ruhemi e te mbrohemi nga zjarri, te marrim masa ne familje dhe institucionet pergjegjese te jene ne gatishmeri te plote per shuarrjen e tyre.

What do you think?

Written by Admini

Kjo është receta e Tavës së Dheut , gatimit aq të pëlqyer nga të gjithë

Bredhi i Hotovës, i Pëlqyer në çdo Stinë po Veçanërisht tani në Dimër