Tava e dheut eshte nje nga gatimet me te mira te shqiperise se mesme. Nese do te udhetojme ne kete zone, ju keshillojme te provoni kete gatim qe kjo zone duket se e ka zakon ta gatuaj.
Por, nese shija e saj na pelqen aq shume dhe deshirojme ta konsumojme edhe ne shtepite tona keto dite te ftohta te dimrit ne ju vijme ne ndihme duke ju dhene receten me poshte.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/09/dummy-ad-300x250-1.jpg)
Perberesit e recetes
30 gr qepe
30 gr spec i kuq (djeges)
30 gr spec jeshil
70 gr mish vici
30 gr gjize
50 gr salce domatesh
10 gr miell
3 gr majdanoz
2 gr kripe
2 gr piper
pak gjalpe
gjysme thelpi hudher
vaj ulliri
Pergatitja e gatimit te taves se dheut
Per pergatitjen e taves se dheut, si fillim presim mishin e vicit ne kubike te vegjel. Me pas grijme ne rende qepen dhe specin jeshil.
Ne nje tenxhere hedhim pak vaj ulliri dhe hedhim qepen, mishin dhe specin. I shtojme dhe miellin dhe i kaurdisim deri ne momentin qe te marre nje ngjyre te kuqerremte.
Me pas i shtojme salcen domates, specin e kuq djeges, qe me pare e kemi grire ne rende dhe pasi i kaurdisim perberesit, shtojme pak uje dhe gjize dhe i leme te ziejne per 2-3 minuta.
Pas zierjes e heqim tenxheren dhe e leme menjane. Marrim taven e dheut, e lyejme me gjalpe dhe e vendosim ne sobe, ne menyre qe te nxehet sa me shume. Ne momentin qe tava eshte zier, ihedhim perzierjen e pergatitur dhe e fusim ne furre per 5 minuta ne temperaturen 200 grade.
Pasi e nxjerrim taven nga furra, ajo eshte gati per tu servirur.
Ju befte mire!
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/07/dummy-ad-728x90-1.jpg)