in

-Hë moj Sadikëlë, si mu gdhive sot ? -E çka,u lodhç shumë dje sa i shpëtova këto të lierat…

Nga cikli “E folmja tradicionale gjirokastrite”- shkruar nga Tahir Boçi:

– Hë moj Sadikëlë, si mu gdhive sot ?
-E çka,moj çka,ja më dhëmb gjithë huxhuti, sikur më ka rrahur njeri me baca.U lodhç shumë dje sa i shpëtova këto të lierat.
-Po me tertip moj nikoqire,ç’qe vjasi,sikur do preç krushqit ?!
-Po nuk i shikoja dot mi xhan,qenë sterosur fare,sidomos këto jashtëlat njëherë,se janë dhe siri i dunjasë.
-Ja i bëre takanda tani të riçë rehat.
-Ç’rehat mavria mi, janë gjithë punët e beharit për tu bërë. Kam stromët, jorganët e jastëqet për ti llamsur,e pastaj të tjerat me radhë.
-Po edhe again ezhdërha e ke,e ujdisi avoroin e bëri kup.Ta ushqeçë me llokume se e ke punëtor e s’i dëgjohet zëri.
-Dhe ai mos ketë një si për mua,se i ri qiri në këmbë, lepe peqe për çdo gjë.
-Po nga ju ç’kemi moj,si e ke kallaballëkun ?
-E ç’të kemi moj,ja në merak jemi për nusen,me barkun kulupi, sa ta shpētojë.
– Me një djalë, e me kollajxhe ishallah !
– Me ejvallah, dhe ti në dasëm të evlatit, se i erdhi vadeja tani ! E keni në fjalë gjëkundi moj ?
-Jo moj akoma,kur ti vijë sahati.
-Ika tani se do jenë ngritur ata e dua ti rresht për saba.
-Ik moj, na u faleç e të jeni mirë !

What do you think?

Written by admin

Ndahet nga jeta Agron Hysenlliu.Erion Veliaj: Sot ai u nda nga jeta, duke lënë pas trishtimin e ikjes së një njeriu të rrallë e inxhinieri unik

Nga Driloni pamje te vjeshtes ne largim ne aparatin e doktorit te njohur gjirokastrit Murat Kaçit