in

Gratë Rrobaqepëse të Gjirokstrës – Athina e Cile Mihalit, Gruaja Aristokrate në Dukje e Veshje që Modelet i Merrte nga Katalogët e Huaj!

Athina Mihali me shtëpi e dyqan brenda për rrobaqepësi, në krye te lagjes Varosh, përballë më vilen e Aleks Çeçit, që pas çlirimit ishte Radio-Gjirokastra, priste e qepte kostume sipas katalogëve te huaj.

 

Ajo punonte për të gjitha moshat e gjinitë, po jo për shumicën, kliente te saj ishin gra e vajza që e donin dhe ndiqnin modën sipas stinëve dhe xhepit.

 

 

Në Gjirokastër, në të dy sistemet, në kohen e Zogut dhe atë të Enverit, shquhej per modele te bukura e te paraqiteshme, te mbledhura pas trupit dhe të lira, sipas stineve.

 

Fine ne punen me dore e ne makinen qepëse, siç thone, nuk fillonte pune pa goten e rakise perpara, që e pinte pikë e nga një pikë për ‘shoqëri’ dhe për t`i zbutur gryken.

 

Tek Athinaja e Cile Mihalit, siç i thoshnin, në kohën e mbretërisë, tek ajo qepnin kostume e fustane gratë e të kamurve, ndjekëse të modës, të dukura e të paraqitëshme ne ceremonitë dhe ballot në hotel “Royal” (Sopoti) dhe Bella Venecia (Çajupi sot) që nuk mungonin në Gjirokstër, si qytet me rezidenca të huaja.

 

 

Edhe pasçlirimit të vendit, kur leku ra dhe qepej me pak se me pare, i ranë duart duke prere e qepur po ashtu për elitën e kohës, mbahej nga kerkesat e grave dhe vajzat e te “medhenjeve” qe dallonin edhe ne ndjekjen e modës.

 

Qepte dhe për lagjen e më pak për qytetin po veçanërisht për ato kliente që preferonin veshjen sipas stinës dhe që atë e vlerësonin më shumë se ushqimin e për të cilat, në Gjirokastër, thoshnin:

 

“I bënë paratë lule, rrush e kumbulla!”

 

Ndoshta dhe e shtrënguar, nga shtëpia nxorri një makinë per fanellat e nje tjeter per çorapet per repartin e parë të trikotazhit që u ngrit dhe në kurse te rrobaqepësisë mësoi vajzat e reja, midis tyre dhe vajzën e saj Lefterine që e ndoqi në profesion.

 

Grua aristokrate ne dukje dhe veshje, e “mbytur” në punë, Athinaja e Cile Mihalit gjithë jetën qepi per botë, po jo për vete.

 

What do you think?

Written by admin

Sokrat Papadhopulli: “I shqetësuar për Ndryshimin e Vitit të Themelimit të Klubit Sportivë të Qytetit”!

Finlanda – Vendi më i Lumtur në Botë sipas OKB! Ja Arësyet që bëjnë të Lumtur edhe Emigrantët Shqiptarë!