Tani qe Gjirokastra eshte zone e gjelbert, pra e paster dhe lejohet qarkullimi, gjirokastritet e vjeter takohen tek Tre Urat e Dunavatit dhe aty bejne plane si te shkojne diten.
-He mo, si ndihesh tani? Me mire nga dje?
– Po ç`ka,si beu ne kashte?
– Dole dje mo?
-Bera nje dalje nga lagjja.
-He si t`u duk?
– Ç`o me dukej, si karte e çjerre, xhang-xhing, u katandis kokoshi nje thele, thes i grisur me xarba.Nga kjo flame dolem si ruar qethur, na erdhi siri ne mes te faqes dhe ku je akoma, po ti nuk shikon nga site. E ke mire ti, e ke ne bondo.
– Shiko veten, se u katandise pese bondo njeri.
E avash, dhe ti te bukosi kodha.Shtiu dhe tutje se na zure frimen, njemije here te kam thene, leje duhanin!
– Ke te le mo, mos paç si ne badhe. Me doli siri per nje gote!U hap turizmi mo?
– Mos e vrit lart, leri te trashat po eja te dalim nga buka e vjeter,nga Gonia, cimbisim ndonje melçi te diganisur, hedhim dhe ndonje apo di gota qe te na veje ne bark.
– Nje here tjeter nga Gonia, se me ka vajtur mendja per nje hoshaf, ndaj te thaç.
– Me ke qesh mo, mua do ma hedheç, apo te ka hipur babezia?
– Jo vertet, i bejne te mira, si nje here e nje kohe!
– E mire, mire, i she ata mo, te bishti i nenkalase?
– Ç`bejne, se mu bene site miza-miza!
-Hapur mo, ne drite te diedhit! Peshtyne ne golen e njeri tjetrit. Asnje rregullore nuk i ndreq keta te sotmin. Flet i Madhi po kush e degjon! Keta ja hipin shkarpave. As frike, as distance!
-Mos u zileps se kane kohen e tyre. Be nje si qor e nje vesh shurdh, shiko germadhen tende!
– E po me vjen anicire kur shikoj qe puthen, ndaj thom, po t`u ndodhi gje, ta hane dhe te tjeret?
– Mire e ke: Jemi popull i marre, s`heqim dore ne nga te ngalasurat dhe te puthurat …Po kur me thoshte Selfua eja te te puth nje çike se me ka plasur madhi?
– Po ti ç`i the apo b…e plasur!
– Gjeje se ç`i thaç apo do pyesesh boten, keta te fb ?
-Mire thua, ate e te tjera fjale gjirokastriçe, te vjetrit pa te rinjte nuk dine nga shprehjet e vjetra.Me vine disa ne mende e nuk di ke te thom me pare?!
-Si erdhi kjo kohe, se ka dhe te mira kjo flame, ka rregulla tani, se dikur, ishte zakon i lig, putheshin dhe burrat si grate!
-U ç`me prejte! Tani ma more lekun, vemi nga Gonia!
-Rrofsh, te kam me koke, se kam mbetur kërnadhë!