Biseda me nje plak te mencur per qytetin e gurte-Gjirokastren – shkruar nga Zija Basha
Ne korrikun e vitit te larget 1975 shkova ne fshatin “Asim Zeneli”,atehere qender e kooperatives se bashkuar me te njejtin emer per nje pune time personale.Duke u kthyer nga ai fshat ne tatepjeten e rruges se hyrjes ,arrita bashkefshatarin tim ,plakun 75 vjecar Hysni Pollo.Vinte nga Manastiri i Spilese qe ndodhet ne shkembin me te njejtin emer ne rrezen e malit te Lunxherise.Kishte zevendesuar djalin e tije qe qe atje me bagetite e fermes.Ora qe 10 para dite dhe na zuri vapa. U ulem nen hijet e rrapit te madh dege shume qe e quajne edhe “Rrapi i Teqese Zallit”Ky rrap gjat veres mban mbi degezat e tije qindra fole zogjsh qe te kenaqin me simfonine e kengeve te tyre.Nga dielli i forte avujt e tokes neper kallamishtet e grurit te korrur leshonin rreflekse sikur do te shperthente zjarr.Perballe kishim qytetin hijerende te Gjirokastres dhe kalane legjendare qe dielli i forte i kishte bere te qeshura si te lara me argjend.Xhamat e mijra dritareve here shkelqenin e here shuheshin nga hapja e mbyllja e tyre nga banoret nga vapa e korrikut.Me xha Hysnine vazhdonim biseden per shendetin e njerzve tane e problemet e dites.Aty prane punonin buldozieret e ushtrise per te hapur gropat ku do te vendoseshin bunkeret qe prodhoheshin pjese pjese nga Ndermarja e Ndertimit, aty prane lumit te Drinos,fare afer qytetit.Ne nje moment plaku i urte preu fjalen.As une nuk e trazova biseden.Heshtnim te dy ,por une mendohesha se ku do ta nxirrte fjalen xhaxhai. Ai psheretiu e tha ngadale:
-Ah Gjirokaster,Gjirokaster!Sa bukuri ke nga jashte!Sa hijeshi!Sa histori te bukura trimash atdhetare!Sa histori dashurie e tragjedi te te rinjve qe e donin jeten ta jetonin ne lumturi!Sa dashuri vellazerore ka gjirokastriti i vertete ne zemren e tije.Une 75 vjec jam ,por e njoh Gjirokastren me fise e histori sikur te jem 200 vjecar.Mua ndertimet ne qytet me kane befasuar qe kur isha femije.Me dukeshin te cuditeshme ,por nuk e kuptoja pse ishin te tilla.Kam kaluar vite ne Greshice te Mallakastres ku kishim nje ciflik me ullinj,por me merrte malli per Lazaratin e Gjirokastren,Lunxherine e krejt kete lugine te bukur qe kur vija tek Ura e Subashit e kundroja nga lugina me hidhej zemra perpjete.E ke provuar ti?Mbarova ca vjet edhe Tregtaren e Vlores e si gjuhe te huaj kisha gjermanishten aq sa e lejonte programi. U ktheva ne fshat ne moshe qe edhe u martova e u poqa si njeri.Ne gusht 1932 kryeplakun e Lazaratit Dule Kazma e Dalip Bashen prefekti Gjirokastres Zef Kadareja i internoi ne Kruje.Dalipi kishte ndihmuar mikun e tije Gjirokastrit Besim Nishani,vellane e doktor Omer Nishanit te dilte ne kufi ne Radat se qe ne grupin pucist te oficereve e te doktor Bilal Golemit ne gusht1932 kunder mbretit Zog.Nga Dalipi goditen edhe kryeplakun.Mua me caktoi pleqesia kryeplak.Nga fundi i shtatorit te atij viti erdhi ne qytet nje dijetar gjerman me emrin Babinger,profesor universiteti e gazetar.Une isha ne qytet e ai ne hotelin e Xhevat Kallajxhiut ku sot eshte hotel turizmi ne krahe te Bashkise qe qe mbrapa statujes se Cecos.Nga Bashkia me thane ta takoja me qe dija gjermanisht dhe dijetari donte te takonte babane e Teqese Zallit,Baba Selimin e une ta shoqeroja.Shkova dhe e takova.Me tha se donte te mesonte ne pergjithesi per bektashizmin e per ndertimet e qytetit osman te Gjirokastres ne vecanti.Une ketu e kundershtova prere e i thashe se Gjirokastra eshte qytet shqiptar e jo osman.Ai qeshi dhe me tha per formen e ndertimit them qe eshte osman.Gjithsesi une pranova ta shoqeroja per ne Teqene e Zallit,por mendja me mbeti te fjalet “qytet osman”.Me vehte mori nje cante te zeze qe e hodhi kraqafe dhe u ngjitem kalldremit perpjete per te qafa e pazarit.Shikonte majtas e djathtas dyqanet pa ndonje interes,por koken e mbante poshte duke pare gurret e kalldremit.Kur arritem ne mes te pazarit veshtroi perballe godinat e angonateve e te tjerat mbi te deri ne Keculle dhe u mbrekullua.Nxorri nga canta nje aparat fotografik ne forme kubike mbuluar me xham te zi ,por njerzit qe venin e vinin e pengonin te realizonte nje shkrepje.E qetesova duke i thene se do te kemi kohe te realizojme filmime te bukura ne kthim.U kthyem majtas e ju ngjitem kalldremit nga sokaku kovaceve e dolem rrezes veriore te kalase.Aty pa pamje te mbrekullueshme te qytetit ku me shume i pelqeu godina me nje bukuri te rralle arkitekturore e Prefektures se Gjirokastres me stil modern perendimor.Pa nga larte poshte shtepite e lagjes Mecite e Hazmurat dhe u mbrekullua.Mori disa pamje.Nga perendimi vezullonin nga dielli shtepite e lagjes Palorto njera me e bukur se tjetra.Vazhduam rrugen rrezes se kalase nga lindja e jugu.Babingeri morri pamje nga lagjia e Cfakes dhe kundroi shtepite me radhe.I beri pershtypje tregimi im per princeshen argjiro prane shkembit qe sipas legjendes u hodh me gjithe djalin per te mos rene ne duart e osmaneve.Kaluam uren e Zerzebilit dhe ju ngjitem kalldremit ku me rritjen e lartesise ju shfaq gati e plote kalaja e Argjiros.Mori pamje disa planeshe nga perendimi ne lindje.Ne hyrje te Cfakes vizituam shtepite keshtjella te Karaulleve e te Cocoleve qe atehere shtepija e ketyre te fundit qe kthyer ne burg pasi ne kala ndertohej burgu i ri nga nje inxhinier arkitekt italian.Nderpreme rrugen e Cfakes dhe vazhduam rrugen e lagjes Manalat ku gjermani u mahnit nga stili i ndertimit te banesave ku asnjera nuk ngjasonte me tjetren ,te ndertuara sipas vendit.Edhe shtepite e ulta edhe te lartat kishin dritare me hark e te dreja.Me aparatin fotografik ne dore zgjidhte te merrte pamje te portave me harqe e sufate e tyre me kanata druri.Shume here ecte mbrapsht qe te mos i mbetej pa mar ndonje shepi ,drtare apo ndertim me stil te vecante.Ne mezin e lagjes Manalat beme pushim ne hijen e ftohte te rrepeve .I terhoqen vemendjen shtepite e babocate,poshate,shehajve, hashove e dy shtepi si kala afer shkembit e guvave.Vazhduam rrugen duke kapercyer prroin e Manalatit e arritem ne cairet prane pyllit me peme gjethe gjere me lisa,geshtenja,shkoza,melleza etj.Nga cairet lagjia e Manalatit dukej e tera si ne pellembe te dores.Nga dielli qe flakeronte ndrinin shtepite e putajve te Manalatit,asqeriajve,mucove,gozhitajve e dukej lidhja me lagjen e Cfakes.Mori edhe aty disa pamje te bukura.
Arritem te lodhur ne Teqene e Zallit ku na priten me shume mirsjellje dervishet e teqese sic dine te presin ata.Pime uje te ftohte muslluku me mastrapane bakri qe te kallaisur shkelqenin nga bardhesia jashte e brenda.Na qerasen me embelsira .Dervishi ne sherbim te tije ,Dervish Rexhepi na shpuri ne dhomen ku rinte Baba Selimi.Ishin caste prekse per dijetarin gjerman Franc Babinger,por edhe per mua megjithese e kisha takuar shume here kete dijetar te madh bektashi e rilindas kombetar me fame.Une vertete e shoqeroja Babingerin,por nuk e dija personalitetin e autoritetin e larte te tije ne universitetet e medha evropiane.Filluan biseden osmanisht me babane dhe e shtruan sikur te njiheshin prej kohesh.Une dhe dervish Rexhepi rinim goje kycur.Babai e Babingeri biseduan osmanish ndo nje ore ku ai i bente pyetje per bektashizmin e babai i pergjigjej.Pastaj babai na foli shqip e une perktheja per mikun gjerman.Per nder te dijetarit gjerman babai shtroi nje dreke ne dhomen e tije ne kete rreth te ngushte qe ishim dhe here pas here komunikonin osmanisht me njeri tjetrin.Pas bisedes se kendshme e drekes me babane gazetari gjerman ,me lejen e Babait,i shoqeruar nga dervish Rexhebi vizitoi ambientet e brendeshme te teqese te ndertuara sipas parimeve te Haxhi Bektashit si dhe tete tyrbete e shenjtoreve bektashi qe kishin drejtuar aty per 240 vjete me radhe.Mori shume pamje nga ambjentet e brendeshme qe per ate si studjues ishin mahnitese per punen shencore qe bente.U larguam te percjelle me dashuri e respekt nga babai e 8 dervishet e tije e vazhduam rrugen per ne qytet.Morrem perpjet kalldremin prane bregut te Martinit dhe arritem ne kopshtiet e Islam Geges prane lagjes Cfake.Ne krahun e djathte te rruges kishte varreza familjare te rrethuara me mure ku ne pllakat e varreve dalloheshin shkronja osmanisht.Gjermani s’u habit qe mungonin shkronjat latine.Ishte i dhene per te mesuar per cdo gje qe kishte te bente me kulturen osmane ne qytet sic e mesova nga perkthimi ne teqe prej gjermanishtes se tije.
-Une i thashe:500 vjet ishim ne rroberine osmane.Nuk urrenin vetem ne si popull,por edhe gjuhen tone.Na kane vrare e prere per shkronjat latine.Keto shkronja arabe i dinin vetem hoxhet dhe i shkruanin me thengjill neper gure e gure gdhendesit i i gdhendnin,por populli nuk i mori vesh kurre sec thoshin.Me shikonte e nuk fliste.Ne shesh te Cfakes u habit nga shtepia keshtjelle e omarateve e porta monumentale e vecante nga te tjerat me gure te zi te gdhendur me mjeshteri.Mori pamjen e saje ne foto.Morrem lart kalldremit te Cfakes e u ndalem ne tyrben e Baba Arshiut ,misionar bektashi ardhur nga teqeja e madhe e Haxhi Bektashit para vitit 1620 kur ndroi jete ne Cfake.Pame ambjentet e xhamise aty prane ku na priti imami i saje qe foli osmanisht me dijetarin gjerman.Xhamia ishte e thjeshte ,pa kupole por nga hyrja prej veriut kishte zbukurime osmane.U ndalem ne sheshin e Mejdanit te Cfakes ku gjermani u kenaq me portat me harqe qe veshtronin njera tjetren me sufa prej guri te gdhendur.Vazhduam rrugen per ne Dunavat ku Babingeri u habit qe fasadat e shtepive te karagjozate,topullareve ,gjebreajve e te tjere kishin luanin e republikes se shen Markut(Venetikut) e jo ornamente osmane.Zbritem te autodukti qe sillte ujin e Sopotit deri me 1912 per ne depon e ujit ne kala e atje beme nje pushim .Ne hijen e shtepise se Rami Karagjozit ku rinim erdhen disa pleq gjirokastrite te mocem.Ata na thane se ura i kishte ndertuar pashai i Tepelenes me inxhiniere italiane .Ai e dinte shume mire dhe per etike qeshte dhe i falenderonte.Fatkeqesisht atehere urat po binin.Kishin mbetur vetem dia kembe pa harqet e bukur .Morrem rrugen drejte portes kryesore veriore te kalase.Po ndertohej burgu i ri dhe me veshtiresi kalonim se kalldremit te brendshem kalonin mushkat e qiraxhinjve te Dunavatit qe sillnin materiale ndertimi.Babingeri u cudit nga harqet e brendeshme te kalase per bukurine e masivitetin e ndertimit dhe i quajti me entusiazem “Mbrekulli shqiptare” per stilin e vecante arkitektonik qe s’e kishte pare gjekundi ne kalate e Ballkanit nga kishte kaluar.Ai dinte se ne kala ne fund te shekullit 15 kishte shtepiza dhe nje xhami ne pjesen lindore qe gjurmet e se ciles dukeshin ende dhe ai i pa.Prane kulles se sahatit qe qe renuar vizituam nje objekt kulti ortodoks .Qeshi forte e tha:-Jeni te cuditshem ju shqiptaret. Une i thashe se kalane e ka rindertuar Ali Pashai me inxhiniere italiane dhe i dha pamjen qe ka sot,por edhe kete ai e dinte.Ja thashe se me brente thenia e tije se “qyteti i gurte eshte i stilit osman.”Kundroi mire qytetin nga te gjitha anet.Me anen e miqeve qe ndertonin burgun bera cmos qe Babingeri te takonte inxhinierin italian qe zbatonte projektin e tije.Te dy u takuan e folen gjermanisht.Babingeri tha:-Bravo,perseri inxhinieri eshte italian.Nga lartetsia e kalase i bene pershtypje 5 ndertesa ne pjesen perendimore te qytetit ndene Keculle qe ishin te njellojta e nga ana lindore kishin hark te madh me xham e ne pjesen e poshteme porten hyrese me dy kanata druri..Strehet e tyre te zgjatur i mbanin testeke te larte druri me fund te mbeshtetur mbi muret prej guri.Ato ndertesa aristokrate do ti shohim i thash nepermje te motres se tyre qe ndodhet me poshte se ato.E kisha fjalen per shtepine e ficajve qe eshte nje mbrekulli me vehte.Zbritem ne porten lindore te kalase e shkuam ne ndertesen e Mitropolise ortodokse ku na priti peshkopi i kohes dhe Papa Foti.Gjermanit ju be qejfi per harmonine tone fetare.I lodhur ,por shume i kenaqur miku gjerman ishte ftuar per darke bashke me mua tek pronari hotelit e i gazetes “Demokratia” Xhevat Kallajxhiu,ku pa nga afer mikpritjen shqiptare.
Te nesermen u ngritem heret dhe dolem tek Qafa e Pazarit ku beri fotografi te ndertesave tek angonatet e ndertesat siper tyre.Dolem tek maja e kodres ku qe kisha unite (prane obeliskut) e mori pamjenga Palortoja qe dukej e qeshur se sapo doli dielli.Shkuam ne prefekture ku na priti prefekti Zef Kadareja.Profesori mori pamje te lagjes Varrosh nga drtaret veriore te nderteses se prefektures.Tere paraditen vizituam shtepine e Babametos ne lagjen Teqe(Sot partizani),shtepine e kokalarajve mbi lice, skendulate,kokobobove,kadarejve,kabilajve e mbi te gjitha shtepine e ficajve,nje ansambel arkitektonik i mbrekullueshen.
Tek shtepia e Kabilajve i thashe profesorit se pleqte tregojne se i zoti i kesaj shtepije qe e ka ndertuar ishte agai i ndertimeve te qytetit te emeruar nga Ali Pashai.Atij i terhoqen vemendjen portat e shumta me harqe,me kollona me gurre te rrumbullakte,kanata druri, me dy sufa sipas vendit,avllite te rrethuara me avorua e te shtruara me kapake te trashe guri me plasat e lyera me gelqere te bardhe si bora.Kati i pare i ndertesave shtruar me kapake shtufi ,me plasat e lyera me boje te kuqe eshte shume i fresket ne vere e i ngrohte ne dimer.Shume shtepi shkallet e katit te pare i kane prej guri te mbuluara me kapake te zi shtufi me shesh pushimi ku merret kthesa nga e majta ose e djathta.Katet me siper kane hapsirat ku i drejtohesh kuzhines,dhomes se mysafireve ,dhomave te gjumit.Dhoma kryesore ka oxhakun per te nxjerre tymin.Te gjitha dhomat kane perde te qendisura e te bardha si bora.Dhomat te gjitha kane tavane druri te qendisur e gdhendur me ornamente jetesore .Shume shtepi kane depo uji te mbuluara me thodho,hark prej guri.E keto i pa me syte e tije miku gjerman.Ai pa dhomat e pritjes me shtreter anash me minder ,sofrat,mangallet per zjarrin ngrohes ne dimer, musandra per jorgane ,shtresa embulesa,musandra per enet e kuzhines,sergjene per enet prej bakri tepsi,sahane bakri te kallaisur lloje -lloje.Gjirokastra vertet s`kishte uje mo djale ,por nuk mungonin borziloku,karafili,manxurani,trendafili,por edhe nje hardhi ne dere debine apo razaki te kuqe.Keto gjera i shikonte profesori e kenaqej dhume nga mikpritja e banoreve.
Gati i perlotur nga mikpritja me tha nje moment:-Zoti Hysni !Ju shqiptaret jeni te mbrekullueshem ne mikpritje.Ju falenderoj te gjithe se jeni te gjithe nje lloj ne mikpritje e njeriu duket ne fytyre se i shkelqen.”Une perktheja fjalet e tije ne cdo shtepi kur falenderonte.Une prisja te me thoshte se kishte kthyer mendim,por me kote,”-Ne mbasdite do te shohesh sa osmane jemi”- i thashe.Qeshi e me veshtroi butesisht.Ate mbasdite gjate vizitave neper lagje i kishim vizituar 7 xhamite e ne oren 6 te darkes do te vizitonim xhamine shekullore ate ne mes te Pazarit.Babingeri qe njihte mire stilin osman te ndertimit te xhamive ku ata kane ndertuar kryevepra me fame boterore vrejti se ne Gjirokaster vetem 3 xhamite e qendres duket se jane ndertuar nga shteti osman se kane kupola te kushtueshme e te qendisura persosmerisht me shkrime e ornamente zbukuruese osmane.Ato te lagjeve jane shtepi te zakonshme me nga nje minare.Kur shkuam ne xhamine e qendres ne faljen e darkes pame se pjesmarrja qe e paket dhe u larguam per ne hotel.Pushuam nje ore ne dhomat e hotelit dhe qendruam ne holl duke biseduar per viziten ne kete qytet ku ai qe si i dehur nga mbrekullite inxhinierike qe pa duke ju plotesuar endra qe e mundonte prej vitesh ate osmanolog te madh e te degjuar ne gjithe Evropen atehere.(Duke degjuar keto fjale te xha Hysniut me vane ndermen fjalet e nje shkencetari te madh biolog rus:Shkenca nuk iken kurre nga zemra e atij qe e dashuron marrezisht,por te verteten e ndjek deri ne fund sa ka jete)Babingeri i tha :-Degjo Hysni!Une jam i interesuar per historine osmane ne Ballkan.Kam studiuar arkivat e Venetikut,Vjenes e Stambollit,per luftrat pushtuese osmane, ekonomine feudale ushtarake te tyre ,kulturen e artin osman,duke perfshire ndertimet inxhinerike ne keshtjella,ura,rruge,objekte kulti,,shtepi banimi.Te gjithe dijetaret osmane e quajne Gjirokastren “Argirikastra osmane”,Arnaut sanxhak kasabasi.Erdha dhe e pasheTe falenderoj ty dhe miqte mikprites si Zotin Xhevat Kallajxhiun,Profesor Jorgji Meksin,kryeredaktor te gazetes “Demokratia” qe shkroi sot per viziten time ne qytet.Duke pare vet qytetin e gurte une u binda se eshte ndertuar nga vendasit sipas tradites se lashte shqiptare shekull pas shekulli qe nga lashtesia deri ne ditet tona.Lashtesia e tradites besoj sinqerisht se duket edhe ne ato fshatrat perballe qyretit qe u ndrijne muret e bardha e xhamat e dritareve nga dielli mbasdites.Elementet osmane i gjejme ne ndertesat e pazarit e ne 3 xhamite e qendres se qytetit.”Morra fryme lirisht i lumtur.Une e falenderova dijetarin gjerman Babinger i cili te nesermen e percuallm me nderime me drejtuesit e Bashkise e Prefekti ne tingujt muzikor te bandes se qytetit.Nga libri “Misticizma islame e Bektashizma”te historianit bektashian Baba Rexhebit citojme:Dijetari austriak Babingeri kur erdhi ne Shqiperi shkroi me hollesi ne nje nga gazetat e medha te Vjenes ,per viziten qe i beri Baba Selimit,per dreken qe i shtroi ne teqe,si dhe per pamjen e bukurine e vjershave qe pa ne librin e tije”
Por le ta leme te prehet ne qetesine e ameshuar plakun e mencur lazaratas.Nxitja per kete shkrim u be nga vizita ne qytetin tone e nje fotoreporteri turk se fundi ku cdo gje ne Gjirokaster ja referonte trashegimise kulturore osmane.Po shikoj edhe ne disa shkrime qe qyteti yne quhet padrejtesisht osman.Po kultura e ndertimit iliro-bizantine neper viset shqiptare qe del ne drite nga arkeologjia c’u be vdiq?E turqit e cadrave na prune stilin e ndertimit nga stepat e Azise qendrore?!Kemi arkitekte te persosur si Ibrahim Emiri,Agron Doraci e shume te tjere qe duhet te na tregojne elementet arkitektonike turq qe dallohen ne ndertimet ne qytet.Kam vizituar Kostandinopolin ,Ankarane e qytete te tjera te Anatolise,por si Gjirokastra e ndertimet e saje te mbrekullueshme nuk gjeta gjekundi