Kendi i lojrave me dore ne Bashte te Teqese, vecanerisht pas viteve 6o ka qene vatra e pergatitjes dhe ndeshjeve te bukura te sportisteve gjirokastrite qe perfaqesonin qytetin ne kampionatet kombetare te lojrave me dore.
Ne ato vite vend te merituar nderi zinte dhe ekipi i basketbollit me trajner Foto Xhai nga te paret mesues te edukimit fizik dhe specialist i sporteve ne Gjirokaster.
Foto Xhai ka dhe nje merite tjeter se eshte i pari qe hodhi themelet e hartimit te historikut te klubit te LUFTETARIT nga dita e pare e krijimit te skuadres se qytetit me emrin SHQIPONJA.
Ne foton qe po percjellim eshte Fotua ne krye si trajner e ne krah sportisti dhe trajneri i ekipeve te vajzave ne volejboll e basketboll ne vite, me aktivitet 30 vjecar Hulo Mamani, ndare nga jeta disa dite me pare.
Sportistet ne radhe jane te gjithe te njohur e te vleresuar nga publiku gjirokastrite qe ka ndjekur me dashuri e pasion ndeshjet e tyre ne kampionatet kombetare ne te cilat kane zene dhe vende nderi.
Respekt , nderim dhe mirenjohje per sportistet qe jane ndare nga jeta,per trajnerin model Hulo Mamani, shendet e gezime per ata qe rrojne dhe tregojne edhe sot per traditat e Luftetarit edhe ne volejboll e basketboll!