Hani i Stavros që ne vitet e sistemit te kaluar u quajt ‘Hani i Zagorisë”, prone e Stavro Jasonidhit nga Policani ishte nga hanet me te preferuar në pazarin karakteristik të Gjirokastrës.
Në vitet e shkelqimit, nga 1920 e lartë, frekuentohej nga te gjithe po me shume nga lunxhote, pogonite e zagorite.
Me tre funksione dhe me i kompletuari midis haneve te pazarit kishte vend per fjetje e restorant, strehimin e kafsheve dhe mbathjen e tyre. Pronari, i lidhur fort me pronen e tij, mbante lidhje te mira me klientelen.
Pas shtetezimit Hani nderoi disa here destinacion dhe ne FFK sherbeu per akomodimin e festivalisteve, nga viti 1973 dhe ne vazhdim; u bënë restaurimet e brendshme dhe u shtua numri i dhomave te fjetjes.
Ne restorantin e ketij hoteli u organizuan dhe ekspozita te kulinarise gjirokastrite, me gatime qe u shtruan disa here per dukje e gare ne tryeza ekspozitash pervoje edhe per kuzhiniere nga rrethet, nje nisme e drejtorit te Ntanit te asaj kohe Baftjar Dobi dhe kuzhinereve Selo Gërxenaj, Peço Minga, Festime Nora, Zihni e Zija Miziri etj.
Pas vitit 90-të, për shume vite, i dëmtuar dhe i braktisur, me çati te hapur, dukej se mbi të nuk do të vihej dorë por jo. Kjo gjëndje e mbuluar nga heshtja dhe harresa, pa driten e dikurshme, mori tjeter dritë dhe pamje që ka dhe sot, pikërisht në vitin 2008 kur u ngrit në këmbë, u kthye në identitet, me harxhimin e 24 milion lekeve.
Ambientet e sotme jane funksionale dhe ne sherbim te qytetareve, nderkohe që eshte objekt i vizitueshem per vlerat arkitektonie.