in

Evrikli Naçi – Përgjegjësja e Repartit të Parë të Trikotazhit në Gjirokastër! Si Realizohej Norma me Cilësi e pa asnjë Skarco!

Reparti i qilimave në Gjirokastër është hapur rreth viteve ’53 – ’54 dhe punëtoret e para kanë qënë Evrikli Naçi, Xhefka Çomo, Goni Kekezi, Sofo Senica, Oni Cici etj.

 

Nga viti në vit numri i punëtoreve u rrit dhe në vitet ’60 – ’61 reparti u zgjerua në njësi më të madhe prodhimi me më shumë siperfaqe, makineri dhe asortimente.

 

Veç qilimave filloi edhe prodhimi i trikove e bluzave me fije akrelik ku pergjegjese u zgjodh Evrikli Naci, mbështetur në shtimin e modeleve te reja edhe nga Xhefka Çomo, edhe ajo mjeshtre për krijimin e modeleve te punuar me lesh apo me pe (tantella), mbi bazën e kostumeve, qilimave dhe artikujve te traditës të veshjeve popullore te qytetit dhe krahinave rreth tij.

 

 

Ne repartin e qilimave prodhohej me cilësi të lartë dhe organizoheshin kurse kualifikimi që profesioni të mësohej edhe nga vajza dhe gra që në atë kohë quheshin ndihmëse ne prodhim dhe, nën kujdesin e Evriklisë, rrihnin leshin me krehërin afër një metër duke lëvizur këmbët e drurit here njeren e here tjetren, punë që u jepte kënaqësi por dhe lodhje.

 

Ato punonin kokë ulur, pa fjalë që më pas edhe të realizonin normen me cilësi e pa asnjë skarco.

 

Përgjegjëse Evriklia nuk kursente forcat dhe eksperiencen për përgatitjen e tyre. Kujdesej që ato të mësonin në kohë e prodhonin me cilësi.

 

 

Evriklia edhe ne shtëpi kishte ngritur nje avlement te vjeter me të cilin mbulonte nevojat për zbukurimin e dhomave të shtëpisë me qylime leshi si dhe përgatitjen e trikove e bluzave për fëmijët.

 

Pas punës, merrte pjesë në jetën shoqërore, në aktivitetet e perbashkëta, me shoqet vajtje ardhje ne gezime e festa. Njëkohësisht kujdesej për edukimin, formimin dhe shkollimin e tre fëmijëve që u bënë më shkollë të lartë; Alekua stomatolog, Lilika arsimtare e oficere, ndërsa Vladimiri mesues matematik fizik.

 

Për punë novatore, si para dhe pas viteve `90 Evrikli Naçi është vlerësuar edhe me tituj, ashtu dhe me titullin “MIRENJOHJE E QYTETIT TE GURTE”, titull i merituar që, nëse do të rronte, si çdo punë e vlerësim më parë, me siguri do ta ndante me vajzat dhe grate punetore te palodhura e duararta te trikotazhit.

 

 

What do you think?

Written by admin

Elias Maliq Lazarati – Patrioti Publicist që Refuzoi Postin e Prefektit të Gjirokastrës dhe me Paratë e tij Ndihmoi të Vobektit dhe …

Kostumi i Rallë i Krahinës së Lunxhërisë që ka Shëtitur Botën, Qëndisur me fije Argjëndi, Pulla e Sumbulla!