in

Elias Maliq Lazarati – Patrioti Publicist që Refuzoi Postin e Prefektit të Gjirokastrës dhe me Paratë e tij Ndihmoi të Vobektit dhe …

Elias Maliq Lazarati lindi ne fshatin Lazërat më 12 dhjetor 1897 ne nje familje patriote e të kulturuar.

 

Në vendlindje vazhdoi shkollen fillore turqisht më 1908 dhe e mbaroi me 1912. Më 1914 me 30 lazëratas shkoi emigrant në Amerikë dhe u bashkua me shoqërinë Vatra ku dhe ishte kryetar i degës 29 te saj për Nju Jorkun.

 

Këtu punoi mësues për shqiptarët e asaj dege kundër analfabetizmit. Perkrah Fan Nolit, Sotir Pecit, Zenel Drizarit, Mihal Gramenos, Eliasi përparoi në formimin e tij kulturor e intelektual dhe iu kushtua edukimit atdhetar të shqiptarëve emigrantë.

 

Ndërkohë merret dhe shquhet në publicistikë, boton artikuj në ‘Dielli’, ‘Emigranti’, ‘Përparimi’ etj. Në to shpreh pathosin patriotike me te cilin i sherben çështjes kombëtare në emigracion.

 

 

Sipas studjuesit Zija Basha, pas hyrjes se SHBA në Luftën e Parë Botërore, në prill 1917 Eliasi në Evropë shërbeu si oficer në ushtrinë amerikane dhe nga vija e frontit shkruan reportazhe e artikuj me sens patriotik per gazetat shqiptare të Amerikës. Nga lufta kthehet ne SHBA i sëmurë nga tuberkulozi ku dhe vazhdon te punoje per bashkimin e emigracionit shqiptar.

 

Më 19 gusht 1926 ai kthehet perfundimisht në atdhe dhe qëndron në Sarandë deri më 9 shtator 1925 dhe po atë ditë shkon në Lazërat pranë së bijës, Lirise.

 

Qeveria e Zogut e emëroi Prefekt te Gjirokastres por këtë post e refuzoi mbasi ishte i semure dhe me paratë që solli nga Amerika ndihmon të vobektët dhe jetimët si ; jetimin Muhamet Gjolleshi, te vobeket : Zilih Mane, Nazif Nuri, Hasan Boci, Lalo Cahia , Idriz Zania, etj.

 

Ja disa pjese nga letër këmbimet me figura të shquara të kohës :« Urime atdhetarit te njohur Kristo Dako e bashkëshortes së tij Sevasti Qiriazi i urojmë nga zemra për cupën. Të rrojë e me djem u gëzoftë- Eliaz Lazarati ». ‘‘U dërgoj ngushellimet e mija zonjave Sevasti Kristo Dako ( Qiriazi) dhe Parashqevi Qiriazit per vdekjen e nipit Vani Trajani », ‘’ Ngushëllojmë me të madhe nga zemra jone dhe zoti i dhëntë balsam në zemër atdhetarit Eljaz Lazarati per vdekjen e babait te tij Isuf Bobi- Kristo Dako, Sevasti Dako (Qiriazi), Parashqevi Qiriazi’.

 

« Organizata jone e madhe Vatra që ne fillimet e saj ka qenë liberale dhe krejt idealiste. Këtë e vertetojne veprat e saj te shquara dhe tërë shembujt që duken e dëgjohen prej gjithëkujt. Gjithe udhëhqësit dhe punëtorët kryesorë të kësaj federale kanë qenë « të opingës », për shembull : Sotir Peci, Kristo Flaqi, Imzot Noli,Kol Tromora, Kristo Kirka dhe Anastas Pandeliu. Sa kohë që u udhëhoq prej këtyre Vatra jone kurdoherë përparoi » ka shkruar publicisti Elias Lazarati.

 

Atdhetari Elias Lazarati, në vitin 1928, vdiq i vajtuar nga gjithe fshati, atdhetarët gjirokastritë nga qyteti e nga krahinat deri edhe nga minoritarët grekë që i bënë një varrim madhështorë sic dhe e meritonte.

 

 

What do you think?

Written by admin

Dasëm Madhështore në Libohovë, Zbrazen Shtatë Voza me Raki dhe Dy Mijë bera të Pjekur në Hell!

Evrikli Naçi – Përgjegjësja e Repartit të Parë të Trikotazhit në Gjirokastër! Si Realizohej Norma me Cilësi e pa asnjë Skarco!