in ,

“NËNDETËSIA 105” në Qafë të Pazarit të Gjirokastrës!

Kështu quhej pas vitit ‘83 një nga lokalet poshtë Qafës së Pazarit në Gjirokastër.

Aty pihej e këndohej aq sa pijedashësve u dilte rakia nga hundët. Pihej jashtë syrit të “masës” dhe ndiheshe si nën dhe, thonë frekuentues të vjetër të saj, që shijonin hordhitë, kukurecin, bërxollat e qoftet me shije, pijet e vendit, të vjetra në bute druri, raki e verë Përmeti, po dhe raki Ciminxhi, me pakicë, po shërbehej, nga kamarierë me emër si Musa Sino, etj.

Vite pas 97-ës një pjesë e lokalit, në një faqe muri keshtjella me shtëpitë e qytetit, punë e dizenjatorit të Pazarit Azis Angoni, u përshtat tavernë me banak të gdhendur e “oxhak ” me zjarr druri.

“Vemi nga Tymi” thoshnin pijedashësit kur aty shërbente Kristaq Dame. Në dimër me paidhaqe e kukurec, mish të pjekur qengji e gici, qofte e shishqebap, pula të pjekura etj, shoqëruar me turshi dimri po dhe raki e verë me rrush e man lunxhi, të ëmbël e brusko, ndërsa verës, veç këtyre, midhje, peshk lumi, ngjala e bretkoca.

Nuk dihet pse më vonë nuk u quajt më “Nëndetesja 105” dhe mori emrin “Taverna tymi”.

Autorët, sigurisht që kanë qënë pijedashës dhe kanë mbetur anonim. Nëse dikush di diçka më shumë le ta tregojë. Sot lokali ka tjeter funksion.

 

What do you think?

Written by admin

Përsheshi me erëza i kuzhinierit Jorgo Muka që befasoi ambasadorët

Skordhani i Gjirokastrës në Menunë e Restorantit të New York-ut!