Mësuesi Jani Sevo, “Djali i Drejtorit”, Sot Ka Ditëlindjen!

 

Jani Sevo eshte “ djali i drejtorit” . Keshtu e kane quajtur kur ishte nxenes ne shkollen 29 Nentori mbasi babai i tij, Koço Sevo,pas viteve `55 ishte drejtor i shkolles.

Jani qe sot ka ditelindjen ishte nga nxenesit e mire te shkolles jo per postin e babait por per vullnetin qe kishte per te mesuar, edhe pse si e njohin, tip i terhequr po kur “shperthente” hajde ta mbaje.

Vasil Karanxha kujton se ne femijeri, Jani e kishte”frike” lumin dhe , kur u fut per here te pare, pas kesaj nuk e nxirrje dot nga uji dhe u be nga notaret me te mire te lagjes.

Jani mbaroi shkollen e mesme dhe te larte dhe shume vite punoi ne shkollat e malesise se Pukes, i vleresuar per kontributin e dhene ne arsimimin e brezave duke punuar ne kushte te veshtira ne kete rreth.

Perkushtim dhe profesionalizem Jani ka treguar edhe si mesues e drejtues ne shkollat e qytetit te Gjirokastres, si ne shkollen e mesme Asim Zeneli ku punoi disa vjet.

Pas vitit 1990 Jani me familje shkoi ne SHBA dhe banon ne Filadelfia.

Gezuar Ditelindjen Jani Sevo! Shendet e lumturi!

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com