in

Mes Nxënësve në Bankë të Parë! Ja Mesazhi i Kryebashkiakut të Gjirokastrës Flamur Golemi në Ditën e Parë të Shkollës

Sot ka qënë një ditë e vecantë per shume femije sepse kane shkuar per here te pare ne bankat e shkolles.

Në një nga shkollat fillore me emër në Gjirokastër sic është Shkolla Koto Hoxhi, ka ardhur për të uruar edhe kryetari i bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi.

Ndërsa u ul edhe ai në bankë të parë, mesazhi që dëshiroi të jepte u pasqyrua në profilin e tij në FB:

Ju prezantoj me dy princesha nga Gjirokastra. Njëra më tha se do të bëhet mjeke ndërsa tjetra artiste. Nisën sot klasën e parë në shkollën “Koto Hoxhi”. Kanë rrugë të gjatë përpara derisa të bëjnë realitet ëndrrat e tyre, ama është e sigurt që çdo sukses i madh apo i vogël në këtë jetë kalon nga shkolla. Jam i bindur që ato do të shkëlqejnë. Me buxhetin e ri të Bashkisë Gjirokastër në vitin e ardhshëm do të bëjmë investime në të gjitha shkollat e kopshtet. Fëmijët përpara se të jenë e ardhmja mbi të gjitha janë e tashmja dhe meritojnë në çdo rast më të mirën. Detyrimi jonë të punojmë për ta!

Ata që e përjetojnë më shumë fillimin e shkollës janë natyrisht fëmijët që shkojnë në klasën e parë. Tek “Koto Hoxhi” kishte plot djem e vajza që meritojnë të gjithë vëmendjen tonë për t’u arsimuar në kushte më të mira.

Bashkia Gjirokastër do t’i shikojë me prioritet investimet në institucionet e arsimit parauniversitar.

Këtu besoj se do të kemi edhe mbështetjen e Këshillit Bashkiak. Në çdo rast një pjesë të konsiderueshme të buxhetit do ta çojmë në kopshte e shkolla, për kushte më të mira dhe bazë materiale me standarde të larta.

What do you think?

Written by admin

Pastiço Tradicionale Greke – Nuk do ia harroni Kollaj Aromën sidomos kur Rriteni me të!

Shqipëria pa Shqiptarë – Kronika e “Zërit të Amerikës” mbi Largimin e Popullsisë nga Gjirokastra dhe Statusi i Presidentit Meta